Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Mercedes, arrin 1000 km, me një karikim të vetëm të baterisë!

Mercedes-Benz ndau udhëtimin e tyre dhe si e arriti këtë sukses në postimin e tyre në zyrtar!

VISION EQXX tani ka marrë rrugët e Evropës, dhe ka demonstruar gamën dhe efikasitetin e tij të jashtëzakonshëm.

Udhëtimi filloi nga qyteti i Sindelfingen përtej Alpeve Zvicerane dhe Italisë Veriore, deri në destinacionin e tij të Cassis në Bregun  Azur, që përshkoi pa mundim më shumë se 1000 km në trafik dhe e gjithë kjo me një karikim të vetëm baterie!

Në kushte të ftohta dhe me shi,

udhëtimi u krye me shpejtësi të rregullt rrugore, duke përfshirë vozitje të zgjatur në korsi të shpejta, deri në 140 km/h në autobanin gjerman dhe pranë kufirit të shpejtësisë limituar, diku tjetër.

*Mercedes tweet on Vision EQXX version

Gjendja e karikimit të baterisë në mbërritje ishte rreth 15 për qind, (që shkon në një distancë të mbetur prej rreth 140 kilometrash, dhe konsumi mesatar ishte një rekord i ulët prej 8.7 kWh për 100 kilometra)

VISION EQXX e ka çuar efikasitetin e automjeteve elektrike në një nivel krejtësisht të ri – në kushte reale dhe me prova të pavarura.

Vozitja në distanca të gjata u përfundua me prizën e karikimit të mbyllur dhe të shoqëruar nga një ekspert i pavarur nga organi certifikues TÜV Süd.

VISION EQXX: detajet e udhëtimit

Start Sindelfingen, April 5th, 2022, 7:00 a.m.
Arrival Cassis, April 5th, 2022, 7:02 p.m.
Travel route Sindelfingen, Gotthard Tunnel, Milan, Cassis
Driving distance 1,008 kilometres
Total travel time/movement 12 hours and 2 minutes/11 hours and 32 minutes
Average speed 87.4 km/h
Maximum speed on motorway 140 km/h
Average consumption 8.7 kWh per 100 km
Battery charge level on arrival (SoC) around 15%
Remaining range on arrival around 140 km

 

 

@thejorunalbiz
burime:Mercedes/Insider
foto: Mercedes Vision EQXX