Inflacioni në Turqi arrin nivele astronomike!
Norma e inflacionit të Turqisë është duke u përshpejtuar në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit!
Nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë dhe shtytja e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për kosto më të ulëta të huamarrjes, raporton ABC
Të dhënat tregojnë se inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit për të tetin muaj radhazi për të arritur në 48% vjetore, sipas vlerësimit mesatar në një sondazh të Bloomberg-ut me 19 analistë. (duke krahasuar me 36.1% në Dhjetor)
*tabela nga;John Hopkins Institute
Banka Qendrore e Turqisë ka ulur normën e saj të interesit (me 500 pikë bazë) nga Shtatori në një seri lëvizjesh të inkurajuara nga Erdogani, i cili ka sulmuar kostot e larta të huamarrjes si një sfidë për bizneset dhe rritjen ekonomike.
Shkurtimet e kanë shtyrë normën zyrtare, duke përshtatur me inflacionin vjetor, (më të ulët në tregjet në zhvillim) duke çuar lirën në një cikël që përshpejton rritjen e çmimeve të konsumit.