Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Zoom, shitjet ngadalësohen ndjeshëm!

Kompania e videokonferencave ZOOM ka shenuar ngadalsim të rritjes!

Shitjet e Zoom.inc  vazhduan të ngadalësohen, ndërsa shprehite e punës kthehen në normalitet dhe kërkesa për shërbimet e videokonferencave të kompanisë ulen.

Zoom raportoi se shitjet u rritën me 12% në tremujorin e parë të tij, norma më e ngadaltë e rritjes në histori dhe se linja kryesore pritet të rritet më pak se 10% në periudhën aktuale.

Ndërsa, Zoom sapo postoi në Twitter se është zgjedhur si aplikacioni më i vlerësuar për videokonferenca dhe aplikacioni më i mirë në klasë

*Zoom tweet

Tani që më shumë zyra po rifillojnë ditët e punës personalisht, nevoja për shërbimin popullor të videokonferencës po pakësohet ngadalë.

Shefi Ekzekutiv,  Eric Yuan tha se Zoom po i drejtohet disa produkteve që promovojnë konfigurimet e punës hibride, pasi më shumë punëtorë po ndajnë kohën midis punës në zyrë dhe në shtëpi.

Për tremujorin e përfunduar më 30 prill, Zoom postoi fitime prej 113.6 milionë dollarësh, ose 37 cent për aksion, krahasuar me 227.4 milionë dollarë, ose 74 cent për aksion, një vit më parë.

Shitjet arritën në 1.07 miliardë dollarë, në përputhje me konsensusin e Wall Street.
Ndërsa për tremujorin aktual, të ardhurat e Zoom parashikojnë deri në 1.12 miliardë dollarë, sipas FactSet.

Aksionet e saj kanë rënë në javët e fundit, pjesë që është nxitur nga një stuhi shqetësimesh për një recesion të mundshëm, inflacion dhe lufta  në Ukrainë, si dhe izolimet e lidhura me pandeminë në Kinë.

Ndërsa, kompanitë kaluan në një format hibrid pune gjate  pandemisë, e ardhmja mbetet e paqartë se si do të vazhdojë zakonet e tyre të punës.

Airbnb tregoi se do të lejojë stafin e tyre të punojë nga shtëpia për një kohë të pacaktuar, dhe shumë kompani të tjera po shqyrtojnë  mundësinë e njejtë

 

@thjournalbiz
burime: WSJ/Zoom
foto; Zoom inc