Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

SHBA, vizita në Azi për marrëveshje të çipave !

SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut, po shikojnë të rrisin eksportin e tyre dhe të dominojnë më tej skenën botërore të teknologjisë, dhe një gjë që kanë të përbashkët janë çipat gjysmëpërçues.

Nuk është rastësi që presidenti Biden, në ndalesën e tij të parë në Azi si president ishte mu në fabrikën e Samsung-ut në Korenë e Jugut.

“Këto çipa të vegjël, vetëm disa nanometra të trashë, janë çelësi për të na shtyrë në epokën e ardhshme të zhvillimit teknologjik të njerëzimit,” tha Biden.

*Potus tweet on Samsung factory visit

Çipat janë pjesë përbërëse e çdo gjëje,

nga makinat tek pajisjet shtëpiake, dhe ato do të luajnë një rol thelbësor në zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjive kuantike.

“Investitorët po shikojnë nga afër se çfarë do të ndodhë më pas në zinxhirët e furnizimit dhe prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe sa përputhen me kontrollet e eksportit të teknologjive të ndjeshme në Kinë.

  • Japonia dhe Koreja e Jugut, të dyja janë fuqi të teknologjisë.

Por që nga viti 2020, të dy vendet kanë gjithashtu marrëdhënie te mira dhe rritur eksportin me Kinën.

Për të luajtur një rol qendror në gjeopolitikën rreth çipave, administrata Biden pranon se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin prezencen dhe rëndësinë e tyre ekonomike në Azi.

Ndërsa në Tokio,

Biden pritet të përshkruajë detajet e Kornizës Ekonomike, një marrëveshje që do të fokusohet në standardet e përbashkëta rreth teknologjisë digjitale dhe zinxhirëve të furnizimit. Raporton CNBC

@thejounalbiz
burime:CNBC/Samsung
foto: animated Chip