Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Rikthimi i industrisë së turizmit dhe perspektiva e tregut shqiptar

Opinion nga arsim@thejournalbiz.com

Turizmi si një nga industritë kryesore globale përbëhet nga disa nënkategori: hoteleria, gastronomia, pronat sezonale e kështu me rradhë. Turizmi ndërkombëtar është një faktor i rëndësishëm kur kemi të bëjmë me ekonominë globale, në tërësi ai gjeneron mbi 8% të të ardhurave bruto globale sipas konsulencës Statista.

Pandemia, ose kufizimet me të cilat u përball turizmi global bëri që një nga industritë më fitimprurëse të përballet me falimentimin.

Praktikisht masat e rrepta anti-covid gjatë periudhës 21/22 u cilësuan si vitet më të zeza në historinë e turizmit, pasi kufizimet e rrepta e bënë turizmin të duket si një industri pa të ardhme apo ekonomikisht të ‘vdekur’.

Statista chart on the Travel industry and the effect of pandemics

Statista chart, source UNWTO

Tani, tri vite pasi OBSH-ja shpalli C-19 një pandemi, optimizmi është rikthyer në industrinë më të preferuar për konsumatorin global, ndërkohë që tregu shqiptar ka shënuar rritje.

Nëse i referohemi të dhënave nga UNWTO, turizmi global është rikthyer fuqishëm vitin e kaluar. Mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë janë dyfishuar, (krahasuar me dy vitet e mëparshme) ndërkohë që Shqipëria ka shënuar një rritje të theksuar në industrinë e turizmit poashtu.

Si një treg i paeksploruar me mundësi të jashtëzakonshme, falë shtrirjes së saj gjeografike, Shqipëria po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një vend që ofron jo vetëm plazhe të bukura, ushqime të shijshme dhe cmime të përballueshme në treg, por edhe një mundësi shtesë për investitorët e mëdhenj që të përfitojnë nga momentumi i krizave globale dhe investojnë diku që mund të konsiderohet si ‘investime strategjike’.

Nuk është rastësi që Shqipëria është në listën e disa prej investitorëve më seriozë në treg, kjo pasi që për të dytin vit me rradhë, Shqipëria renditet nga UNWTO si vendi me rritjen më të madhe turistike në Europë, dhe kjo nuk ndodh rastësisht.

UNWTO tabela mbi rikthimin e industrise se turizmit 2023

UNWTO Tabela  ekonomike 2022/2023

Reformat ligjore mbi pronësinë, lejet strikte të ndërtimit, dhe noterizimi i dokumenteve të pronësisë së paluajtshme kanë rritur oreksin e investitorëve të huaj të cilët në planifikimin e tyre për diversifikimin e fondeve e konsiderojnë si opsionale ofertën e bregdetit shqiptar, siç edhe kemi rastin me investitorin Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit Donald Trump sic u raportua së fundmi edhe nga mediumi Bloomberg.

Në fakt, Jared Kushner nuk do të investojë buxhetin e tij personal në bregdetin e bukur të Sazanit, sic mediat lokale nxituan të raportojnë ngjarjen.

E vërteta është se zoti Kushner, si bashkëthemelues i fondit strategjik të investimeve ‘Affinity’ do menaxhojë portofolin prej mbi 2 miliardë dollarësh të siguruar nga Fondet Publike të Arabisë Saudite. Kjo do të thotë se Z. Kushner së bashku me partnerët tek ‘Affinity’ konsiderojnë investimet në bregdetin shqiptar si investime potencialisht fitimprurëse, (me projeksione afatgjata) që de facto shërbejnë jo vetëm si mburojë ndaj inflacionit, por edhe si investime fitimprurëse.

Kjo në vetvete është edhe misioni parësor që këto konsulenca ofrojnë për investitorët që kanë para kesh në llogaritë e tyre rrjedhëse.

UNWTO tabela mbi rikthimin e turisteve tek destinacionet e preferuara ’23

UNWTO tabela vjetore mbi rikthimin e tursteve nderkombtar

Përtej tendencave dhe raportimeve mediale, më duhet cekur disa nga pikat më të favorshme dhe më pak të favorshme në tregun shqiptar.

  • Sipas vlerësimeve të agjencionit mbi Turizmin Global UNWTO, ardhjet e turistëve kanë shenuar një fluks të madh dhe këtë vit priten rekorde të reja.
  • Agjencioni për prenotime globale ‘Booking.com’ sipas sondazheve më të fundit ka rradhitur bregdetin shqiptar si njërin ndër top trendet e këtij viti, ndërsa
  • Plazhi Pasqyrat afër Sarandës eshte shpallur nga ‘CV Villas’ si plazha me e pastërt me ujin më të ‘kaltërt’ në Europë, ndërsa Shqipëria për herë të parë që nga rënia e komunizmit pritet të ketë më shumë se 11 milionë turistë brenda një viti kalendarik.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga turizmi gjatë 9-mujorit të vitit 2023 janë 1 miliardë euro më shumë se në vitin 2022. Konkretisht, 8.2 milionë turistë të ardhur nga janari në shtator kanë shpenzuar mbi 3.2 miliardë euro, ndërsa vitin e kaluar kjo vlerë u vlerësua në 2 miliardë euro

Në bazë të këtyre përkufizimeve, Shqipëria pritet të gjenerojë mbi 5 miliardë euro dhe kjo është një rritje enorme, marr parasysh se 10 vite më parë, Shqipëria nuk arrinte as 700 milionë të ardhura nga turizmi në vit.

Me gjithë boshllëkun infrastrukturor, hekurudhor dhe ajror, mungesat e theksuara e transportit publik dhe pastërtia apo mirëmbajtja e shumë plazheve publike mbeten një sfidë më vete, një sfidë që Shqipëria duhet patjetër ta eliminojë, nëse realisht synon një vend në tregun e turizmit ndërkombëtar.

@thejournalbiz
hulumtuar nga arsim@thejournalbiz.com