Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Perspektiva e tregut të dronëve dhe novacioni në shtetet Ballkanike

Op/Ed: Arsim Ajeti

Tendencat e rritjes së industrisë së dronëve, tashmë përbëjnë një fakt të pamohueshëm.

Statistikat tregojnë që vlera e tregut pritet të arrijë në 28.8 miliardë dollarë deri në vitin 2025, (nga 12.6 miliardë dollarë aktualisht) sipas analizava statistikore nga Statista.

Tweet mbi vleren e tregut te droneve

Statista Tabela

Padyshim që krizat e njëpasnjëshme globale, siç ishte lufta mes Azerbejxhanit dhe Armenisë, e njohur edhe si konflikti ‘Nagorno-Karabak’, si dhe konflikti aktual mes Rusisë dhe Ukrainës, e kanë përshpejtuar nevojën për një ndryshim thelbësor në prodhimin e dronëve.

Kjo vihet re qartë nga kërkesa në rritje për dronët e armatosur, së fundmi edhe nga shtetet ballkanike, dhe jo vetëm.

Kur flasim për rolin e dronëve, nuk duhet anashkaluar fakti që ky produkt konsiderohet si e ardhmja e porosive të shpejta, siç është rasti me shitësin më të madh online në SHBA, Amazon.

Megjithatë, krizat e njëpasnjëshme e modifikuan rolin e dronëve, dhe sot dronët konsiderohen si mjet lehtësisht i manovrueshëm, më i lirë se mjetet e tjera alternative, si: helikopterët, apo avionët luftarakë, që kapin shifra multi-milionëshe.

Pavarësisht kësaj, dronët paraqesin një mundësi të ‘artë’ për novacion në vendet më pak të zhvilluara, siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor, konkretisht Kosova dhe Serbia.

Kjo pra paraqet një mundësi që këto shtete të angazhohen, dhe eventualisht të prodhojnë pjesë shtesë (nëse jo vet produktin) për nevojat e tregut botëror.

Një shembull konkret tipik i këtij rasti që gjeneron fitim nga shitja e dronëve vendorë përbën Turqia, me startupin, Bayraktar.

Vlen të theksohet se dronët kryesisht janë përdorur për qëllime komerciale, survejime kufitare, si dhe misione të kërkim-shpëtimit, në emergjencat natyrore.

Doracaku mbi dronet  komercial

Tabela nga Droneworld

Që nga pandemia, dronët janë ridizajnuar dhe provuar të jenë mjete të besueshme trasportuese, sidomos në vendet e izoluara afrikane, siç kemi rastin me startupin Zipline dhe misionin e tyre në Afrike

Por, për ta kuptuar më qartë potencialin komercial, duhet të kthehemi disa vite pas dhe të analizojmë tregun turk, apo startupin e tyre Bayraktar, që tashmë ka bërë emër dhe njihet edhe si një brend i besueshëm në tregun e dronëve ushtarakë.

  • Vite më parë Bayraktar, filloi prodhimin e dronëve te njohur si TB2.

Në bashkëfinancim me shtetin turk dhe përmes kanaleve diplomatike, Bayraktar synoi rajonet konfliktuale, pra tregun potencial.

Në këtë mënyrë, vendet nga nevoja, me tepër se nga përvoja, nuk hezituan të pajisen me dronët sulmues, sepse çmimi ishte më se i volitshëm dhe një fenomen i tillë në botën e biznesit njihet edhe si ‘kërkesa e mbizotëron furnizimin’ prandaj produktit i rritet cmimi.

Klientët e parë për dronët në fjalë ishin Siria dhe Libia.

Fill më pas, Bayraktar shfaqet në konfliktin e Nagorno-Karabakut, në të cilin Turqia qartazi u pozicionua në anën e Azerbejxhanit dhe e furnizoi masivisht me dronët TB12, që çoi edhe në sukseset e Azerbajxhanit në terren, duke shpartalluar forcat armene.

E gjitha kjo bëri që startupit të njohur turk, Bayraktar, t’i rritet vlera në tregun botëror dhe me fillimin e luftës në Ukrainë, dronët Bayraktar dalin përsëri në skenë duke mundësuar rradhitjen e tyre ndër dronët më të mirë në tregun botëror të dronëve, kur tashmë dihet që brendi i njohur kinez i dronëve DJI, e ka dominuar këtë treg për vite me rradhë.

  • Sot Bayraktar furnzion 12 shtete dhe vlerësohet të ketë vlerën e rreth 4 miliardë dollarëve në treg.

Ndërsa, së fundmi, Kosova dhe Serbia janë pajisur me dronë mbrojtës, që nënkupton që në rast të tensionimit të situatës, dronët mund të përdoren edhe për manovrime ushtarake. Në fakt, Serbia është disa hapa përpara në këtë drejtim.

Vite me parë, Forbes raporton se Serbia ka pranuar 6 dronë vëzhgues dhe 10 dronë luftarakë nga Kina, modeli CHU-92 A, që ka dhënë rezultate impresive në disa vende afrikane.

Për më tepër, Serbia përmes një memorandumi mirëkuptimi ka dërguar edhe një ekip ekspertësh në Kinë, për të shkëmbyer përvojat, si dhe për të mësuar sekretet e ndërtimit të dronëve luftarakë.

Si rrjedhojë, Serbia pritet që së shpejti të prodhojë dronët vendas ‘Pegasus’ për tregun ndërkombëtar dhe kjo, nga aspekti i biznesit është mjaft profitabile, ndërkohë që mund të përbëjë edhe një shqetësim më tepër për Kosovën, në këtë rast.

Statista mbi tregun e droneve ushtarak

Statista Tabela

Vendet ballkanike, në përgjithësi, nuk mund të mburren me ndonjë prodhim cilësor, aq më pak në industrinë e mbrojtjes.

Por siç duket, gjërat po ndryshojnë dhe Serbia me gjithë të kaluarën e saj të errët, po e transformon ushtrinë e saj në një biznes moderne, e cila, ashtu si edhe Turqia, synon tregun botëror, aty ky cilësia dhe efikasiteti vlerësohet dhe paguhet në të njëjtën kohë.

Po Kosova, ku qëndron në këtë aspekt?

Javë më parë, Reuters njoftoi se Kosova arriti të blejë dronët Bayraktar. Vetë kryeminstri e bëri publik, një fakt të tillë.

Por, a mjafton kjo?  konkretisht ku pozicionohet Kosova me startupe dhe novacionin?

Sipas Institutit Riinvest, Kosova zë vendin e 140-të nga 154 vendet në botë lidhur me novacionin, ndërkohë që papunësia dhe migracioni mbeten në shifra tejet të larta.

Për Kosovën, ndoshta ka ardhur koha e fundit që të konsiderojë prodhimin si rrugëdalje nga kriza dhe migrimi që ka kapluar vendin për dekada me rradhë.

Duke lënë mënjanë populizmat dhe kotësin politike pozitë-opozitë, Kosova tashmë gjendet pranë dilemës Shekspiriane, ‘Të ekzistosh, apo të mos ekzistosh’.

Në botën ku novacioni shënon rritje të konsiderueshme, tek ne rritet migrimi,

Në kohën ku në Europë shtohen startupet, tek ne shtohen skandalet korruptive.

Pra, nëse nuk reflektojmë me realitetin që kemi përballë, at’herë krizat dhe mjerimi ekonomik do jenë pjesë përbërëse e shoqërise Kosovare, edhe për një kohë të gjatë.

@thejournalbiz
Opinion hulumtues nga thejorunalbiz.com asociouar nga arsim,ajeti  { arsim@thejournalbiz.com }