Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Sfidat dhe mundësitë nga Inovacioni ChatGPT

Op/Ed nga Arsim.Ajeti
arsim@thejournalbiz.com
*Asistuar nga Driton Shala

Përmes këtij artikulli, do tentoj të shtjelloj fenomenin e fundit që na vjen nga bota e Inovacioneve globale, që njihet si ChatGPT, i cili me një shpejtësi marramendëse, është bërë produkti më i përfolur e më i kërkuar si rrallëherë më parë në internet.

Sipas hulumtimit nga konsulenca UBS, ChatGPT konsiderohet të jetë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në historinë e internetit.

 

Tweet on UBS findgs on ChatGPT

UBS tweet mbi ChatGPT

Hulumtimi i botuar krahasoi të dhënat e trafikut të aplikacioneve në internet për të gjitha aplikacionet e lançuara në 20 vitet e fundit me trafikun në adresën zyrtare të internetit, dhe rezultatet tregojnë që ChatGPT, të jetë vizituar mbi 200 milionë herë brenda dy muajve që nga lançimi i produktit.

Tiktok-ut, që konsiderohet i dyti në këtë listë, i është dashur 9 muaj të arrijë 100 milionë përdorues, dhe kjo statistikë është mjaft domethënëse.

Por sa i aplikueshëm është sot ChatGPT dhe a konsiderohet ai vetëm si një aplikacion për përdorim individual apo ka edhe zbatim për nevoja kolektive?

Ndërkohë që transformimet dixhitale po ndikojnë në ekonomitë globale, hulumtuesit nga Universiteti Stenford permes ‘Raportit mbi te gjeturat vjetore nga IA” konsiderojnë trendin aktual si një mundësi unike për të transformuar operacionet e biznesit, si dhe për të rritur ndjeshëm produktivitetin dhe efikasitetin me krijimin e produkteve të reja, me kosto minimale.

Në fakt, disa fusha kryesore nga bizneset inovatore, si: Saleforce, Snap, Microsoft dhe Google kanë filluar zbatueshmërinë e Inteligjencës Artificiale (IA), apo versionit GPT në organizatat e tyre. Në mënyrë që të rrisin efikasitetin dhe produktivitetin, duke bërë përshtatjen e inteligjencës artificiale me fuqinë punëtore.

Prandaj, dixhitalizmi ekonomik, shtuar trendin e fundit ka rritur apetitet për ekstra produktivitet dhe efikasitet brenda organizatave, duke automatizuar detyra të ndryshme dhe rafinuar proceset administrative.

Sipas raportit hulumtues të Stanfordit – ‘Comprehensive AI Index Report 2022’, mes të tjerash theksohet se në të ardhmen e afërt inteligjenca artificiale do të jetë e aplikuar në industri të ndryshme, duke mos anashkaluar asnjërën pa dallim.

Duke filluar nga arti dhe moda, marketingu, apo bizneset e mëdha, lojrat online, si dhe kujdesi shëndetësor, të gjithë pa përjashtim do të përfitojnë ndjeshëm nga zbatimi i këtij inovacioni, pjesë përbërëse e të cilit është edhe vajza nga Tirana, Mira Murati.

Aplikiacioni jo vetëm mund të kodojë, por ai mund të shkruajë raporte, dhe madje të funksionojë si një platformë kërkimi, duke gjeneruar diagnoza e duke përmbushur detyra të rëndësishme me efikasitet tejet të lartë.

Bota e biznesit tashmë ka filluar fazën zbatuese të tij, që nga Google deri tek Amazon, shërbimet e automatizuara jo vetëm që do të aplikohen, por edhe do të zhvillohen dhe përpunohen më tej me kalimin e kohës, siç kemi rastin e Microsoft-it, si pjesë e ChatGPT, dhe Google, me produktin e saj Bard.

Tweet nga OpenAI mbi verzioni e ri  ChatGPT

OpenAI tweet mbi lansimin e chat GPT4

Por si po e zbatojnë dukurinë e inteligjencës artificiale industritë e tilla, si ajo e shëndetësisë për shembull?

Në një intervistë për Bloombergun, doktor Yair Lavi, punonjës në institucionin shëndetësor ‘Navina’ tregon se tashmë chatbot-i kompjuterik po përdoret për të caktuar oraret e vizitave me mjekët, si dhe për të vlerësuar simptomat e pacientëve.

Për më tepër, Doximity – një rrjet i profesionistëve të kujdesit shëndetësor, tashmë po punon përmes platform GPT, duke asistuar mjekët me shkrimin e raporteve dhe diagnostifikimin e sëmundjeve të lehta, si: ftohja ose gripi.

Ndërsa Salesforce dhe Taboola, njëra kompani për blerje online dhe tjetra kompani për reklamime online, zyrtarisht njoftuan se po punojnë për integrimin e plotë të ChatGPT-së në platformat e tyre për të ndihmuar në gjenerimin e klientëve, dhe reklamave dixhitale konkretisht.

Por si qëndron situata tek ne, në Kosovë?

Ne kemi një sistem aspak efikas, duke filluar që nga administrata publike e deri tek shërbimet teknike shëndetësore, dhe jo vetëm.

  • Për regjistrimin e një makine të re nevojiten disa orë, madje ditë përkushtimi me çështje të pakuptimta administrative, pagesat shtesë dhe kaosi nëpër pika të ndryshme e ngarkojnë skajshmërisht procesin
  • Shërbimet komunale me kabinat për çertifikata dixhitale por asnjëra prej tyre nuk është funksionale.
  • Në komunë, nëse ju nevojitet ndonjë shërbim shtese, të gjithë jemi koshient çfarë sfide përmban ky proces,

Ndërsa sot, 22 vite nga perfundimi I luftes, qentë endacakë ende mbretërojnë nëpër rrugët e kryeqytetit Kosovar.

Të gjitha këto keqmenaxhime do të menjanoheshin përmes automatizimit të shërbimeve do krijohej rregull, do uleshin shpenzimet  dhe mbingakesa nga keqperdorimi nëpër vendet e improvizuara të punës. Si rrjedhoje tendencat per keqeprdorim do menjanoheshin, ndërsa shpenzimet e kursyera do aplikoheshin për investime startegjike afatgjate.

Pavarësisht faktit që Kosova, së bashku me Shqipërinë konsiderohen vendet me qasje interneti me te lartë në Evropën Juglindore për banorë sipas Eurostat-it, zhvillimi ekonomik mbetet sfidë se bashku me migrimin masiv,dhe  korrupcioni i larte institucional. E tëra kjo sjell edhe ‘migrimin e trurit’, kjo e fundit nje ogur I keq për të gjithë ne.

 

@thejournalbiz.com
Autori eshte konsulent biznesi dhe mund te kontaktohet ne  arsim@thejournalbiz.com