Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Zëri i Diellës përmes pikturës

Arti ka fuqinë për të komunikuar mesazhe dhe ide që shpesh janë të vështira për t’u shprehur përmes mjeteve të tjera të komunikimit.

Piktura, ilustrimi dhe poezia janë të gjitha forma të ekspresionizmit, të përshtatshme për të përcjellë ide dhe ndjenja komplekse.

Të gjitha të kombinuara përmes veprave krijuese, Diella për më shumë se tetë vite ka ilustruar mendimet dhe ndjenjat e saj përmes artit të pikturës.

*Auto -portret nga Diella, 2022

Pikture ne pelhure
Dim:100x80cm
Tek:Akrelik

Diella krijon art unik, përmes identiteteve shumëngjyrëshe në kërkim të barazisë gjinore dhe prosperitetit shoqeror.

E ndikuar nga ekspresionistët si Van Gogh, Klimt dhe Monet, Diella gjen frymëzim nga krijuesit dhe stilistët modernë të modës, ndonjëherë inspirimi I vjen vetëm nga natyra, si dhe nga ngjarjet sociale që prekin komunitetin në tërësi.

Por kush është Diella, dhe çfarë e nxiti imagjinatën dhe krijimtarinë e saj në atë nivel që ajo tanimë komunikon me publikun përmes pikturave të saj?

Diella është një artiste e re nga Prishtina, dhe identiteti i saj social u rishfaq përmes ngjyrave të theksuara, formave të ekzagjeruara ilustruese dhe teknikave abstrakte, si një thirrje për barazi gjinore, dhe mbi të gjitha liri të lëvizjes

Ajo përfaqëson brezin e ‘të izoluarve’, të neglizhuar nga politika vendore, dhe injoruar nga ajo ndërkombëtare.

Diella, dhe shumë artiste si ajo, arritën të kapnin intensitetin dhe kompleksitetin e emocioneve njerëzore përmes artit në mes të një krize të vendit të kapur në një tranzicion ‘të përjetshëm’.

Ekspozita e saj e fundit e mbajtur në ‘Kult Plus’ dëshmoi se puna e saj ishte një vepër gërshetimi në mes të befasueses dhe frymëzuese në të njëjtën kohë, ose siç pohoj publiku: ‘Puna e saj më bën të ndihem sikur po notoj diku në mes dritës së shpresës dhe mjegullës në periferi të Prishtinës’

 

*Ilustrim i modes

Feminizmi, për Diellën, nuk ka të bëjë me atë se kush mund të ketë gabim, ose kush mund të ketë të drejtë, por më tepër tema që thekson barazinë gjinore, harmoninë dhe fuqizimin e kësaj të fundit, si një mjet për diversitet të shëndetshëm në shoqërinë,  që nuk ka qenë ndër shembujt më të mirë kohëve të fundit.

Në fakt, puna e saj është një apel për audiencën e gjerë për të sfiduar dogmën brenda rrethit shoqëror.

Duke avokuar për të drejtat e grave, Diella mbetet me shpresë se edhe Kosova mund të synojë për një shoqëri të barabartë dhe prosperuese, dhe ndryshimet reale gjithmonë fillojn përmes komunikimit të hapur.

*Pikture ne pelhure, 2023

Titulli:”The glasswork”
Dim:100×80 cm
Teknika:E kombinuar

Në botën e sotme, ku gratë vazhdojnë të përballen me pengesa dhe diskriminime të konsiderueshme, ekspresionizmi artistik mbetet një disiplinë e rëndësishme për promovimin e barazisë.

Me gjithë vështirsitë në të klauarën dhe sfidat aktuale, Diella mbetet një ambasadore e vërtetë e gjeneratës së re të Kosovës duke promovuar artin ekspresionist kudo që shkon.

Ashtu si Dua Lipa, bashkëkombasja e saj që po promovon trendet muzikore në mbarë botën për vite me rradhë

 

Diella mund te kontaktohet tek adresa saj zyrtare: instagram@diellaillustrations
@thejournalbiz.com