Zoom intervista, me eksperten e komunikimit, znj.Emch
ZOOM TREGIME / INTERVISTA
E ftuara jonë është Eksperte në komunikim, dhe praktikuesja e biomimikrisë znj. Michaela Emche.
Michaela, ndan me ne njohuritë e saj nga përvoja e saj në fushën e komunikimit të markës(brendit), riemërimit dhe rëndësinë e aktiviteteve të kombinuara si reklamat, mediat sociale, rishikimet, logoja dhe sloganet që përdoren për të komunikuar me klientët!
Komunikimi i markës është një kombinim i aktiviteteve të tilla si reklamat, mediat sociale dhe rishikimet që përdoren për të komunikuar me klientët.
Komunikimi i markës ndodh sa herë që një klient potencial ndërvepron me një markë të caktuar. Kjo nënkupton të shohësh një logo në internet ose të identifikosh një slogan të veçantë.
*Dallimet esenciale tek brendet
Për më tepër,
Michaela argumenton se si besueshmëria e markës është çështja kryesore në fushën e komunikimit, si mënyra se si e prezantoni produktin ose shërbimin ose kompaninë duhet të jetë në përputhje me atë që bën dhe vlerat që përfaqëson në të vërtetë.
- Në çështjen e diferencimit,
Michaela thekson se ai ndryshon nga lloji i biznesit, ne kemi B2B ( biznes në biznes) dhe B2C ( biznes tek klienti), prandaj logoja është më e rëndësishme për B2C, dhe nga ana tjetër, nëse jeni B2B, duhet të jeni shumë të kujdesshëm, që logoja juaj të jetë mjaft e diferencuar për t’ju bërë të qëndroni kjart në fushën tuaj
Është e rëndësishme të vendosësh se kur të komunikojmë, por më e rëndësishme është mënyra dhe frekuenca e komunikimit tonë, dhe besushmëria është pjesë e saj.
Komunikimi i markës është një kombinim i aktiviteteve të tilla si reklamat, mediat sociale dhe rishikimet që përdoren për të komunikuar me klientët.
*Michaela spjegon rolin e komunikimit
Ndërsa, zhvillimi i një marke të qëndrueshme do t’i bëjë të gjitha metodat e komunikimit më efektive, pasi komunikimi i markës më së shumti nënkupton ndarjen e një mesazhi që do të merret lehtësisht, përveç kësaj, komunikimet kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshme nëse kompania:
• Identifikohet në treg, (për atë që bën)
• besueshmeria (etika) dhe
• Pjesa e vet e audiencës (klientëve)
Megjithatë,
roli ndryshon kur flasim për riemërtim, këtu marka kalon në procesin e ndryshimit drastik, duke filluar nga imazhi i një organizate, dhe bëhet një strategji, për t’i dhënë një emër të ri, simbol ose ndryshim në dizajn një marke tashmë të krijuar. Ideja pas riemërimit është të krijojë një identitet të ndryshëm nga konkurrentët e saj, në treg, për t’u dalluar, dhe për të guxuar gjithmonë të ndryshojë për mirë.
*Pjesa e dytë, do të diskutojmë më shumë për një fenomen mjaft të ri, Biomimicry, ku Michaela drejton Kompaninë e saj, një nga të paktat në Evropë si studiuese në këtë fushë për të gjetur zgjidhjen e bazuar në strategjitë e frymëzuara nga natyra.