Kriza e furnizimeve rrit çmimet e veturave elektrike!
GM deklaron se ka marrveshje për furnizim me kobalt pa problem, një metal kritik që përdoret në prodhimin e baterive, nga kompania Glencore në Australi.
Prodhuesi i automjeteve planifikon të përdorë materialin në bateritë e Veturave Elektirke, në modele të reja EV, si Chevrolet Silverado EV dhe GMC Hummer elektrike.
Lëvizja vjen pasi Ford tha gjithashtu se ka nënshkruar një marrëveshje paraprake me një kompanin nga Argjentina, për të blerë litium, një tjetër material kyç në prodhimin e baterive.
Kompanitë e makinave, të cilat kanë vëne objektiva agresivë për rritjen e shitjeve të automjeteve elektrike, po bëhen gjithnjë e më shtrejt, rritja e kostove për lëndët e para si kobalti, litiumi dhe nikeli që ishin në furnizim të mangët, edhe para goditjes së pandemisë.
.
*Chart on Lithium demand vs Supply forecast
Ndërsa kërkesa është rritur, çmimet janë rritur më tej nga ndërprerjet e reja të zinxhirit të furnizimit që nderlidhen me luftën në Ukrainë.
Çmimet e kobaltit të nivelit të baterive u trefishuan nga fundi i 2019, sipas Benchmark Mineral Intelligence, i cili gjurmon furnizimin global të baterive
Elon Musk udhëheqësi i Tesla,
postoi në Twitter se çmimi i litiumit ka shkuar në nivele të çmendura. “Tesla në fakt mund të duhet të hyjë në miniera dhe rafinim direkt, përveç nëse kostot përmirësohen”, shkroi ai ne tweet
Price of lithium has gone to insane levels! Tesla might actually have to get into the mining & refining directly at scale, unless costs improve.
There is no shortage of the element itself, as lithium is almost everywhere on Earth, but pace of extraction/refinement is slow.
— Elon Musk (@elonmusk) April 8, 2022
Duke nxitur rritjen e çmimeve për automjetet Tesla.
- Kostoja e një konfigurimi të Modelit Y, modeli më i popullarizuar i Teslës, u rrit me 30%
Rivian një startup EV që, si Tesla, është i përqendruar ekskluzivisht në shitjen e kamionëve elektrikë, paralajmëroi në raportin e tij vjetor të 2021 se rritja e kostove për litiumin, nikelin dhe kobaltin mund të rëndojë në biznesin e saj dhe çmimet pritet të mbeten të paqëndrueshme