Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Amazon fiton treg në reklamat digjitale! 

Aksionet e tregut të reklamave digjitale të Amazon-it u rritën në 10.3% në 2021, nga vetëm 7.8% në 2019, sipas  raportit nga firma kërkimore eMarketer.

Raporti parashikon që Amazon, do të vazhdojë të rritet, pasi markat po i drejtohen gjithnjë e më shumë tregtisë elektronike për t’i ndihmuar ata të arrijnë një bazë në zgjerim të blerësve në internet, por mbetet ende mbrapa liderit, Google

Të ardhurat e Amazon nga reklamat në SHBA u rritën në 15.73 miliardë dollarë, 52.5% më shumë nga viti 2019.

*Amazon Ads tweet on its campaign

Por pjesa e reklamave digjitale të amazon-it në SHBA,

është ende prapa Google dhe Facebook, të cilat përbëjn 28.9% dhe 25.2%  përkatësisht në vitin 2020, sipas raportit.

Cytur nga një zhvendosje drastike në zakonet e blerjeve digjitale gjatë pandemisë, zakon që ka të ngjarë të qëndrojë me ne, konkludon Nicole Perrin, analiste kryesore në eMarketer.

“Kjo është një nga ato situatat, ku pandemia përshpejtoi diçka që po ndodhte gjithsesi,” tha ajo.

  •  Ne presim rritje mjaft të dukshme dhe të vazhdueshme të paktën deri në vitin 2023

Kompania, ndërkohë po merr, një pjesë të tregut nga Google dhe Facebook, duke marrë një pjesë të madhe të aksioneve nga Google, shkurtimi i të cilit në biznesin e reklamave digjitale në SHBA pritet të ulet nga 28.9% në 2020 në 26.6 % në vitin 2023, sipas emarketer.

 

@thejournalbiz
burime:WSJ/Emarketer
foto:Amazon.com