Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Elon Musk dhe Twitter, padia dhe aksionet!

Elon Musk zbuloi 9.2% të aksioneve në Twitter javën e kaluar, duke e bërë atë aksionerin më të madh të kompanisë.

Një aksioner i Twitter-it, (Marc Rasella) e paditi Elonin për gjoja se “mos zbulimin e aksioneve te tij në Twitter brenda kornizës kohore të kërkuar”, prandaj Musk mund të ketë kryer një “mashtrim të letrave me vlerë” duke vonuar zbulimin e aksioneve të tij në kompaninë e mediave sociale

Padia pretendon se miliarderi ka kursyer 143 milionë dollarë duke vonuar depozitimin e aksioneve, ndërsa ka dëmtuar aksionarët që kanë shitur aksionet, përpara se pozicioni i tij të publikohej

Në padinë e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të Nju Jorkut të martën, padia pretendon se nga kjo lëvizje përfitoi personalisht z. Musk, ndërsa shumë aksionarë shitën aksionet.

*WSJ Tweet on Musk

Musk, më 4 prill zbuloi se zotëronte pothuajse 73.5 milionë aksione të Twitter-it (që nga 14 marsi., në total 9.2% të aksioneve) duke e bërë atë aksionerin më të madh të kompanisë.

  • Investitorët, pronat e të cilëve në një kompani tejkalojnë 5% duhet të raportojnë aksionet e tyre brenda 10 ditëve kalendarike.

Këto dosje mund t’i dërgojnë aksionet e kompanive më të larta pasi investitorët parashikojnë ndryshime të nxitura nga aksioneri i madh, të tilla si shitja e kompanisë, ri-blerja e aksioneve etj.

Padia thekson se zoti Musk ‘duhet të kishte dorëzuar formularin e aksioneve’ deri më 24 mars.

Investitorët e Twitter-it që shitën aksionet e tyre midis 24 marsit dhe përpara se aksioni i zotit Musk të zbulohej më 4 prill, “humbën nga rritja e çmimit të aksioneve pasi tregu reagoi ndaj reagimit të Musk blerjet dhe u dëmtuan nga kjo,” sipas padisë, raporton Bloomberg

 

 

@thejournalbiz
source:WSJ/Bloomberg
photo: Elon Musk/twitter