Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Facebook; Pagesa prej 397 dollarësh për banorët e Illinois!

Facebook ra dakord të paguaj 650 milionë dollarë për t’i dhënë fund procesit gjyqësor

dhe banorët e Illinois kanë marrë pjesën e përfitimit, secili nga  397 dollarë pagasë dhe kjo për shkak të Aktit të Privatësisë së Informacionit Biometrik të shtetit, (një ligj që lejon konsumatorët të padisë kompanitë për shkelje të privatësisë) që përfshijnë; gjurmët e gishtërinjve, skanimet e retinës, fytyrës dhe të dhëna të ngjashme personale.

Paratë kanë ardhur me çek dhe depozitë direkte nga një fond i krijuar vitin e kaluar pasi Facebook, ra dakord të zgjidhte një padi kolektive që pretendonte se kompania e mediave sociale kishte shkelur të drejtat e banorëve të Illinois duke mbledhur dhe ruajtur skanime dixhitale të fytyrave të tyre , pa leje.

*EFF tweet on the legal procedure pay vs facebook

 

Banorët në Illinois, e shohin këtë si shembull të shkëlqyeshëm se si funksionon një ligj për privatësinë.

Shuma totale është caktuar të ndahet mes përdoruesve të Facebookut të Illinois që kanë paraqitur kërkesa brenda një afati të caktuar, (minus 97.5 milionë dollarë tarifat e avokatëve)

  • Mbi 1.6 milion njerëz u nënshkruan për zgjidhjen deri në dhjetor 2020 dhe çeqet kanë qarkulluar që atëherë.

Është vendimi më i madh ndonjëherë sipas ligjit të Illinois, dhe më e larta ndaj Facebook-ut.

Megjithatë, shumë shtete të tjera, duke përfshirë Teksasin dhe Uashingtonin, kanë tashmë ligje biometrike të privatësisë, por asnjë nuk i lejon konsumatorët të ngrenë padi.

Disa përdorues të internetit gjetën kohë për tu tallur në internet, duke pretenduar se e gjithë pagesa e çekut mund të ishte një shaka apo edhe një mesazh i padëshiruar nga facebook-u

* Weimar S.Baron tweet on facebook payment

 

@thejournalbiz
burime: CNBC/Barron’s
foto: Facebook/Meta Inc