Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Tensionet në Ukrainë rrisin kërkesën për transportuesit nga Azia!

Aksionet e ndërtuesve aziatikë të anijeve dhe firmave të transportit u rritën, mbi pritshmëritë që vendet Evropiane  do kërkojnë burime alternative të gazit natyror, ndërsa tensioni mes Rusisë dhe Ukrainën rritet

Rusia është furnizuesi kryesor i Evropës me gaz, me rreth një e treta e furnizimeve vijnë përmes tubacioneve të Ukrainës.

Një ndërprerje e furnizimit të Rusisë në Evropë është e mundshme, sipas Grupit Eurasia, duke filluar me Gjermaninë, që në mënyrë efektive ngrin procesin e miratimit për të nisur tubacionin e ri të gazit Nord Stream 2.

*Bloomberg chart on tankers demand

 

Nëse Evropa fillon me importet e gazit natyror,nga vende të tjera si SHBA, do t’i duheshin më shumë cisterna për të transportuar karburantin nga deti.

Prandaj, ndërtuesit koreanë të anijeve dhe furnizuesit e tyre ishin fituesit më të mëdhenj në indeksin tregtar të kapitalit në treg.

Kompanitë që prodhojnë kantier, dhe komponentë motorësh për anije, u rriten me më shumë se 22%.

Të gjitha kantieret kryesore nga Korea Jugore u rritën, përfshirë

  • Daewoo Shipbuilding
  • Marine Engineering Co.
  • Korea Shipbuilding & Offshore Engineering Co dhe
  • Hyundai Heavy Industries Co.

 

burime: Bloomberg/Euroasia
foto: World economic forum