Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Rivian rrit çmimet për veturat R1T dhe R1S!

Rivian inc, rriti çmimet për kamionët e tij, me mbi 12,000 dollarë për modelet e parashikuara me kosto më të ulët, duke fajësuar problemet e furnizimit dhe kostot e komponentëve.

Deri më tani, çmimi bazë ka qenë 68,575 dollarë për kamioncinën elektrike R1T ,dhe 73,575 dollarë për modelin elektrik R1S .

Pa përfshirë modelet me dy motorë që çmimi bazë i të dy modeleve arrin 80,575  dhe 85,575 dollarë, respektivisht

  • Tanimë rreth 20% më shtrejtë 
*Rivian official tweet account

Kompania shpjegoi në  deklaratë se, rikalibrimi është një çështje e zinxhirit të furnizimit dhe kostove të larta të komponentëve.

“Ashtu si shumica e prodhuesve, Rivian po përballet me presionin e  inflacionit, rritje të kostove të komponentëve dhe mungesa e vonesa në zinxhirit e furnizimit (përfshirë çipat gjysmëpërçues),” tha shefi i prodhimit në Rivian, Jiten Behl.

“Kjo rritje në kosto dhe kompleksitet për shkak të këtyre rrethanave sfiduese kërkon një rritje të çmimeve të modeleve R1T dhe R1S që ofrojmë sot”

Rregullimet e çmimit do të zbatohen për të gjithë klientët, përveç atyre që janë në hapat përfundimtarë të transaksionit ose janë efektivisht “të shënuar për përmbushje”

 

 

burime: Barrons/Techcrunch/Journalbiz
foto:Rivian.inc