Moody’s zhvlerëson kreditin e Rusisë në “junk”!
Moody’s zhvlerëson kreditin afatgjatë të Rusisë nga B3 në Ca me një perspektivë negative apo ‘junk”
Ulja e vlerësimit të Rusisë është shkaktuar nga frika se kontrollet e kapitalit nga Banka Qendrore e Federatës Ruse do të kufizojnë pagesat ndërkufitare, duke përfshirë shërbimin e borxhit në obligacionet qeveritare, sipas Moody’s.
Opinioni i Moody’s mbështetet nga njoftimi i Depozitarit Kombëtar të Shlyerjeve të borxhit shtetërore, duke iu referuar urdhrit të Bankës Qendrore të Federatës Ruse, për ndalimin e pagesave për jorezidentët”.
Kështu, ulja në “Ca” është për shkak të shqetësimeve serioze për gatishmërinë dhe aftësinë e Rusisë për të shlyer detyrimet e saj të borxhit.
*Bloomberg tweet on Moody’s downgrade
Moody’s latest cut comes less than a week after it stripped Russia of its investment-grade rating https://t.co/39y5mOS0dP
— Bloomberg (@business) March 6, 2022
Moody’s ndërmori masa ndaj Rusisë menjëherë pasi një tjetër firmë vlerësimi, Fitch, gjithashtu uli ndjeshëm vlerësimin e kredisë së vendit, duke thënë se sanksionet ndërkombëtare kanë sjellë “një tronditje të madhe në bazat e kredisë së Rusisë”.
- Trazirat ekonomike e kanë mbajtur të mbyllur bursën e Moskës këtë javë
Perspektiva negative pasqyron gjithashtu rreziqet për stabilitetin makroekonomik që lidhen me vendosjen e sanksioneve të ashpra dhe të koordinuara, si dhe ndikimin financiar të vonesave në shlyerjen e borxhit sovran dhe stresin në sektorin bankar dhe atë të korporatave.
Përveç kësaj, sipas Moody’s, mes pasojave të sanksioneve të ashpra, ekonomia ruse do të bjerë me 7% në vitin 2022 dhe do të vazhdojë të bjerë në vitin 2023.
*sipas parashikimit të agjencisë, edhe me reduktimin e rreziqeve gjeopolitike dhe rivendosjen e shërbimit të borxhit sovran, Federata Ruse do të ruajë vlerësimet nën nivelin e investimit për një kohë të gjatë.