Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Kina sinjalizon mbështetje për aksionet që tregtohen në SHBA!

Qeveria kineze mbështet listimin e kompanive jashtë shtetit dhe tha se rregullimi saj ndaj kompanive të teknologjisë do të përfundojë së shpejti, thuhet në raportin e medias shtetërore.

Aksionet e kompanive kineze të listuara publikisht në SHBA u rritën pasi Kina sinjalizoi mbështetje për aksionet,sipas WSJ

  • Alibaba shenoj rritje me 36.7%, JD.com shtoi 39.4% si dhe Pinduoduo  me 56%,
  • Rregullatorët nga të dy vendet po përparojnë drejt një plani bashkëpunimi për aksionet kineze të listuara në SHBA, sipas mediave shtetërore kineze.

Indeksi Nasdaq, i cili gjurmon performancën e aksioneve kineze të listuara në SHBA, përpara seancës së tregtimit sot,  ka ra në total me 69.2% në 12 muajt e fundit.

*Bloomberg Chart on China’a stock amid regulation crackdown

Masa vjen pasi kompanitë Kineze te listuara ne bursen amerikane kanë shenuar rrënie kohët e fundit nga frika prej rregullatoreve dhe delistimin e aksioneve të firmave jo-amerikane të tregtuara në bursat e SHBA-ve.

Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim,

javën e kaluar emroi disa aksione të listuara në SHBA të kompanive kineze që nuk arritën të pajtoheshin me Aktin e Përgjegjësive të Kompanive të Huaja.

Akti i lejon SEC-it të heqë nga lista dhe madje të ndalojë kompanitë nga listimi në bursat e SHBA-së, nëse rregullatorët nuk mund të rishikojnë auditimet e kompanive për tre vjet rresht.

 

 

 

burime:WSJ/Bloomberg/Thejournalbiz
foto NASDAQ/NYSE