Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Ndërpritet prodhimi në Kinë, pas ri-infektimeve me C-19!

Qeveria e vendosi qytetin në mbyllje për të paktën një javë,

dhe tha se të gjithë në qytet do të duhej t’i nënshtroheshin testimit, pasi u zbuluan 86 raste të reja të infeksioneve me C-19, raporton Fortune

Një numër prodhuesish, përfshirë Foxconn Group, montues kryesor i iPhone-ve  si  dhe Tesla, 

do ndalonjn operacionet në Shenzhen në përputhje me politikën e qeverisë lokale.

*Fortune tweet on latest covid surge in China

Për më tepër,

gjigandi i automjeteve elektrike Tesla, pezullon prodhimin në fabrikën e saj në Shangai për disa ditë, sipas një njoftimi të dërguar furnitorëve, pasi Kina forcon kufizimet për të frenuar infektimet e fundit. raporton Fortune

Fabrika e Shangait punon gjatë gjithë kohës dhe furnitorët nga stafit i Tesla-s iu thanënë njoftim, se prodhimi do të pezullohej deri të shtunën,sipas reuters  

  • Gigafactory 3 i Tesla-s, prodhon veturën sportive sedanin Tesla Model 3 dhe modelin Y

Kina mbylli Shenzhen-in teksa lufton rritjen më të madhe të Covid-it që nga fillimi i pandemisë dhe efektivisht nbi 17.5 milion njerëz janë vendosur nën izolim

Shumë qytete në të gjithë Kinën, përfshirë Shangai, kanë vendosur kontrolle të rrepta të lëvizjes për të frenuar shpërthimin më të madh të C-19 në vend.

  • Masat kanë shkaktuar gjithashtu mbyllje të fabrikave në disa pjesë të vendit, duke ushtruar presion mbi zinxhirin e furnizimit.

Fabrika e Tesla-se në Shangai prodhon makina për tregun kinez dhe është një qendër e rëndësishme eksportues për tregun Gjerman dhe Japonez.

Ajo prodhoi 56,515 automjete në muajin Shkurt, përfshirë 33,315 për eksport, sipas Shoqatës së Makinave të Pasagjerëve të Kinës.

 

 

 

 

 

 

burime:Fortune/WSJ/Thejournalbiz
foto:tech.inc