Tesla shenon rritje, projeksionet fiskale janë pozitive
Analistët presin që Tesla të raportojë shitje prej 16.44 miliardë dollarësh për tremujorin aktual.
Në të njëjtin tremujor vitin e kaluar,
Tesla raportoi shitje prej 10.39 miliardë dollarësh, që tregon një normë rritjeje nga viti në vit prej 58.2%.
Zacks – një kompani kërkimore investimesh, analizon që Tesla do të raportojë shitje prej 81.48 miliardë dollarësh për vitin aktual, me vlerësime që variojnë nga 64.37 miliardë dollarë në 93.30 miliardë dollarë.
Tesla po përgatitet për disa momente të rëndësishme pikërisht në fund të tremujorit të parë 2022. Prodhuesi kryesor global i automjeteve elektrike, pritet të publikojë raportin e fitimeve, më 25 prill.
Tesla Giga Berlin është në krye të listës me automjetet e para Model Y të prodhuara në Gjermani të vendosura për dorëzim më 22 mars.
*Tesla tweet on Giga-Factory, Berlin
#GigaBerlin
There are still many vacancies for the GIGABERLIN.
so what are you waiting for ?!
ready for a new challenge 🦾🚗
⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️https://t.co/JMLkc7kg0D pic.twitter.com/PAqOuHuhHL— Gigafactory Berlin News (@Gf4Tesla) March 14, 2021
Ndërkohë, në Teksas,
Tesla po përgatitet të dorëzojë automjetet e para Model Y të pajisura me paketa strukturore.
Por, Tesla rriti çmimet, kjo pasi Musk postoi në Twitter se prodhuesi i makinave po ndjente presionin e inflacionit në kostot e lëndëve të para dhe logjistikës.
*Elon’s Tweet on inflation
What are your thoughts about probable inflation rate over next few years?
— Elon Musk (@elonmusk) March 13, 2022
*Tesla ne Kinë ka rritur të ardhurat e saj me mbi 100%, për dy vjet radhazi që nga fillimi i operacioneve në 2019.