Ekspozita e modës në Metaverse “josh” brendet globale!
Ngjarja e modës digjitale është një nga përpjekjet e profilit më të lartë për të mbledhur markat e mëdha rreth konceptit metaverse,
një botë virtuale ku njerëzit mund të ndërveprojnë, punojnë dhe blejnë, në botën e quajtur Decentraland.
Markat luksoze të modës dhe startup-et po përdorin ngjarjen virtuale për të organizuar shfaqje të modës dhe për të hapur dyqane në Decentraland, duke shitur gjsende fizike të dorëzuara në botën reale ashtu edhe mallra digjitale të shoqëruara me tokena jo të këmbyeshëm, të njohura si NFT, raporton WSJ
*Decentraland Fashion week via tweet
The Marc-O-Matic Store is live in @decentraland for #Metaverse Fashion Week 🤖⚡ Big shout out to Decentraland team, @rarible @themetakey
For this opportunity. Store Located📍: -49,69#MVFW22 #nfts #fashion #3d #NFTCommumity #MATIC pic.twitter.com/CjQHgkxE3s— 𝕄𝔸ℝℂ-𝕆-𝕄𝔸𝕋𝕀ℂ 🤖⚡ (@marc0matic) March 25, 2022
Brendet, përfshirë Forever 21, DKNY dhe Estée Lauder
janë bashkuar në javën e parë të Modës Metaverse, e cila filloi të enjten dhe do zgjat deri të dielën,
“Kjo dërgon një sinjal se moda virtuale është këtu për të qëndruar dhe moda virtuale do të vazhdojë të bëhet diçka me interes për brendet,” tha Cathy Hackl, kryetare e Javës së Modës Metaverse dhe shefe e Metaverse në Futures Intelligence Group.
Koncepti metaverse dhe kompanitë që po përpiqen ta ndërtojnë atë kanë tërhequr miliona dollarë financime, drejtues të fuqishëm dhe shumë kuriozitet gjatë vitit të kaluar, veçanërisht pasi Facebook u zotua të shpenzonte për ndërtimin e metaverse, dhe ndryshoi emrin e saj në Meta Platforms Inc.
Kjo bëri tregtarët të eksplorojn potencialin e Decentraland dhe platformave të tjera të botës virtuale si Sandbox.
- Për Javën e Modës Metaverse, Estée Lauder do dhuroj 10,000 pajisje digjitale të mbështetura nga NFT.
Forever 21 ka marrë me qira hapësirën, e barabartë me 450,000 metra katrorë në lagjen e modës në ‘Decentraland’ për të hapur një dyqan virtual me avatarë digjitalë që veprojnë si bashkëpunëtorë të shitjeve.