GM dhe Honda, do ofrojnë automjete elektrike të përballueshme!
General Motors Co dhe Honda Motor Co. planifikojnë të zhvillojnë së bashku një linjë të automjeteve elektrike të përballueshme,
duke thelluar lidhjet strategjike ndërsa punojnë për të sjellë teknologjinë e kushtueshme plug-in në tregun masiv.
GM dhe Honda thanë të martën se do të punojnë së bashku në teknologjinë bazë që do të përdoret për të prodhuar disa modele elektrike, duke përfshirë automjete kompakte sportive.
E para nga automjetet, e cila ka të ngjarë të ketë një çmim nën 30,000 dollarë, por nuk do të jetë gati deri në vitin 2027, thanë kompanitë.
Prodhuesit e automjeteve thanë se ndarja e shpenzimeve të zhvillimit dhe puna së bashku për të reduktuar kostot e baterisë – komponenti më i kushtueshëm i një EV – do t’i lejonte ata të ulin çmimin ndërsa prodhojnë vetura elektrike në shkallë globale.
Sistemi i ri përfundimisht do të përdoret në miliona makina të shitura nga të dyja kompanitë, thanë ata.
*Honda tweet on deal with GM
Honda and @GM plan to expand the two companies’ relationship by codeveloping a series of affordable #EVs based on new global architecture using next-gen Ultium battery cells. Together they will enable global production of millions of EVs starting in 2027.https://t.co/8iMCdj8VUW pic.twitter.com/KLnChHau7d
— Honda (@Honda) April 5, 2022
Kompanitë e makinave gjithnjë e më shumë po bashkojnë forcat në projekte inxhinierike, jashtë bashkimeve ose marrëveshjeve të ndërsjella të pronësisë, për të përballuar kostot e larta të zhvillimit të makinave elektrike dhe teknologjive të tjera të avancuara.
Projekti GM-Honda zgjeron punën midis kompanive në fusha të tjera, duke përfshirë makinat pa shofer.
Çmimet relativisht të larta për makinat elektrike mbeten një pengesë kryesore për adoptimin më të gjerë.
Çmimi mesatar për një EV në SHBA është rreth 60,000 dollarë, krahasuar me rreth 45,000 dollarë mesatarisht globalisht.
Prodhuesit e tjerë të automjeteve kanë punuar së bashku në makinat elektrike për të kontrolluar kostot. SUV Solterra e Subaru, që pritet të dalë në shitje më vonë këtë vit, u zhvillua se bashku me Toyota-ne ndersa,
Ford-i po planifikon dy automjete elektrike për tregun evropian duke përdorur teknologjinë e ofruar nga Volkswagen-i.