Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

SparkCharge, risi në rimbushjen e automjeteve elektrike!

Startup-i SparkCharge pretendon se ka përgjigjen për stacionet e pamjaftueshme të karikimit të automjeteve elektrike – duke e sjellë karikuesin mobil, direkt te klientët, kudo që të jenë.

“Ne kemi krijuar në thelb një mënyrë për pronarët e automjeteve elektrike që ta karikojnë makinën e tyre në çdo kohë dhe kudo që ata duan,” tha CEO i SparkCharge Josh Aviv për Yahoo.

“Me aplikacionin tonë celular – Aktualisht – një pronar EV mundet, me shtypjen e një butoni, në çdo kohë dhe kudo që ata dëshirojnë, në shtëpi, në punë, në lëvizje të na therrasin, kjo një mënyrë krejt të re për karikimin e EV që e bën vozitjen shumë më të përshtatshme.”

*Sparkcharge tweet 

Mënyra se si funksionon SparkCharge është se,

klientët thërrasin një automjet shërbimi SparkCharge duke përdorur aplikacionin celular të kompanisë,

Automjeti i shërbimit SparkCharge vjen në vendndodhjen e klientit me një sistem karikimi portativ të quajtur Roadie, i cili është një “zgjidhje modulare karikimi”, e cila në thelb bën karikim e shpejtë të baterisë

Aviv thotë se 60% e klientëve përdorin aplikacionin për të marrë shërbimin  në shtëpitë e tyre dhe 40% e marrin atë në vendin ku punojnë ata.

  • SparkCharge operon në katër tregje për momentin – Los Angeles, San Francisko, San Jose dhe Dallas

Por me një raund të ri fondesh të shpallur të martën, kompania shpreson të jetë në 20 tregje të tjera  dhe së shpejti ne tregun global!

 

@thejournalbiz
burime:Yahoo/Sparkcharge
foto:Sparkcharge.inc