Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Agjencioni Fluturimeve nga Filipinet del nga Bankrotimi

Philippine Airlines mori miratimin nga gjykata per riorganizimit pasi nuk kishte ndonjë kundërshtim  nga mbajtësit e borxhit.

Agjencioni mori miratimin për të shfrytëzuar 150 milionë dollarë financime shtesë dhe planifikon të shkurtojë borxhin e saj me 2 miliardë dollarë, pasi fitoi miratimin nga një gjykatë amerikane për planin e saj të riorganizimit.

“Ka sfida të mëdha përpara, por ne mezi presim t’i trajtojmë ato si një kompani ajrore e ringjallur, dhe  pozicionuar  mirë për rritjen strategjike, si dhe  për të vazhduar t’u shërbejë klientëve tanë,” tha Presidenti Gilbert Santa Maria në një deklaratë.

Transportuesi kryesor, është një nga shumë që ka hyrë në ristrukturimin e borxhit në SHBA, pasi Aeromexico dhe Avianca Holdings e Kolumbisë kanë kërkuar mbrojtje gjyqësore në Nju Jork.

Linja ajrore ka mundësinë të marrë deri në 150 milionë dollarë financime shtesë nga investitorët e rinj, thuhet në deklaratë.
pasi tashmë i është dhënë leja për të hyrë në kapitalin dhe financimin e borxhit me vlerë 505 milionë dollarë për ta ndihmuar atë të përmbushë detyrimet.

Sektori global i aviacionit ka marrë një goditje pasi sektori i udhëtimeve ndërkombëtare është ndalur për shkak të Covid-19.

Shfaqja e variantit të virusit omicron ka shkaktuar kufizime të reja dhe mbyllje biznesi, duke zbehur perspektivën për rimëkëmbje.