Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Industria e Turizmit Hapsinor dhe vlera saj në treg

Virgin Galactic Holdings Inc  nisi fluturimin e tyre të parë për në Hënë dhe velra akcioneve  u rrit në Qershor, për të rënë shumefish kur u përballën me vonesa, 5 muaj më vonë, por edhe me fluturimet turistike të profilit të lartë nga Virgin Galactic, e tregtuar publikisht me pronar Richard Branson si dhe Jeff Bezos qe zotëron Blue Origin, dhe Space X të Musk, të gjitha këto nuk ishin të mjaftueshme për të kapërcyer dyshimet, nëse ky është një biznes i vërtetë apo thjesht një diversitet për miliarderët.

Musk mbetet i heshtur për idenë e publikimit të kompanisë së tij SpaceX. Eksplorimi i hapësirës dhe automjetet elektrike fokusohen të dyja në një trend i së ardhshmes, duke premtuar mundësi masive ndërsa teknologjitë e reja evoluojnë në kompani të qëndrueshme.

Ndërsa stoqet dhe përshtatja me revolucionin e EV u rritën këtë vit, turizmi hapësinor — pas një euforie fillestare –deshtoj

“Nga lëshimet komerciale në hapësirë ​, satelitët dhe turizmi hapësinor, apo edhe gjëra si minierat e asteroideve – shumë prej tyre janë një industri krejtësisht e paprovuar.

Për më tepër, nuk ka shumë kompani publike që tregtohen në treg, përveç Virgin Galactic, tha Jacobs, firma e të cilit menaxhon fondet e tregtuara në këmbim, apo ETF

Kjo lë sektorin e hapësirës në një vend të hapur dhe pa një konkurrent të qartë që mund të ndihmojë investitorët publikë të gjykojnë përparimin.

Shumë parashikojnë,  se çështja është vetem se kur, dhe jo nëse Musk’s Space Exploration Technologies Corp. del publike, në mënyrë që vëmendja dhe interesimi globale, të marrin vëmendjen e dëshiruar.

“Musk, mbetet aseti i vetëm që mund të përqendrojë vëmendjen e njerëzve dhe t’i bëjë ata të kuptojnë se për çfarë është investimi në hapësirë. ”

Elon Musk kosniderohet si nje ikone figure, meritore  për udhëheqjen e industrisë së automobilave drejt një të ardhmeje elektrike. Vetëm pas suksesit  të Tesla Inc. vitin e kaluar – si kompani ashtu edhe si aksione – emrat e tjerë të automjeteve elektrike filluan të tërhiqnin vëmendjen, kështu që ndjenja është se Musk mund të bëjë të njëjtën gjë për industrinë e hapësirës.