Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

E Ink dhe BMW prezantojnë Inovacionin e rradhës

  • Inovacioni që lejon sipërfaqet të ndryshojnë ngjyrën quhet teknologji elektroforetike.

Filmi nga E Ink përmban pigmente me ngjyra të ndryshme që, kur stimulohen nga sinjalet elektrike, ndryshojnë sipërfaqen apo nuancën e lëkurës.

E njohur më së miri si ofruesi softverik i letrave elektronike për Kindle të Amazon-it, E Ink Holdings nga Tajvani po përshpejton një shtytje përtej lexuesve elektronikë dhe pajisjeve të tjera celulare.

BMW, zbuloi një makinë që ndryshon ngjyrat për të demonstruar potencialin dhe revolucionarizuar pamjen  automjetit.

Për E ink-un, makinat janë vetëm fillimi i shumë gjërave që  dëshiron ti mbulojë në treg.

BMW’S color-changing iX Flow sport vehicle(eBMW)

BMW dhe  E Ink filluan bashkëpunimin me 2019, dhe tanimë zbulon një prototip të automjetit të saj sportiv ‘iX Flow’ që ndryshon ngjyrat.

E Ink ka besim se teknologjia e saj do të depërtojë ndërsa arkitektët dhe projektuesit e makinave kuptojnë potencialin e saj.

“Personalizimi është fokusi kryesor, pasi industritë shikojn drejt transformimit digjital” F.Y. Gan, presidenti i E Ink, tha në intervistën për Bloomberg

 

 

*Aksionet e E Ink shenuan rritje 365% gjatë dy viteve të fundit

 

burime;Bloomberg/bmw
foto:Bmw