

Google raporton shitjet dhe fitimin e tremujorit të katërt
Google (Alphabet Inc.) postoi shitjet dhe fitimin e tremujorit të katërt, duke treguar qëndrueshmërinë e biznesit të saj të reklamave ndërsa pandemia vazhdon.
- Kompania deklaron një ndarje të aksioneve 20-për-1.
Gjigandi i kërkimit në internet raportoi se shitjet u rritën 33% (në 61.9 miliardë dollarë) dhe të ardhurat e Google nga reklamat u rritën me 33% gjatë tremujorit të fundit, pavarësisht ndërprerjeve në kategoritë e udhëtimeve dhe shitjet me pakicë, nga përhapja e omicron-it dhe problemeve në zinxhirin e furnizimit. raporton Bloomberg.
Dy fusha të tjera kryesore të rritjes; kompjuteri ‘cloud’ dhe YouTube, gjithashtu postuan fitime të fuqishme nga shitjet.
Që nga fillimi i pandemisë, Google ka investuar shumë në e-tregtinë, pasi tregtarët u kthyen në internet për të shitur artikujt dhe shërbimet e tyre si dhe reklama të produkteve për shitje.
“Google mbetet një nga kompanitë më të pozicionuara në reklamat digjitale, duke pasur parasysh pozicionin e saj kryesor në treg nëe- kërkim, ekspozimin ndaj videove me YouTube dhe ofertën e plotë të teknologjisë së reklamave,” shkroi analisti në JMP Securities në një shënim drejtuar investitorëve.