Renault parasheh furnizim ‘të vështirë’ me çipa gjate vitit 2022
Kompania Frnceze, Renault parashikon që furnizimi me çipa të vazhdoje, të paktën deri në mesin e vitit 2022, duke komplikuar prodhimin e automjeteve, që përfshin rinovimin e bazës së saj të fabrikës dhe modifikim e veturave elektirke-sipas shefit ekzekutiv Luca de Meo.
“Renault është detyruar në disa raste të dërgojë dikë në Azi për të marrë çipat,” tha de Meo në një intervistë të martën në fabrikën Flins, ku montimi i automjeteve do të ndalet pas disa vitesh pas gati shtatë dekadash. Per shkak te problemit ne fjale
- Fabrika në perëndim të Parisit, e cila prodhon automjetin elektrik Zoe dhe Nissan Micra, do të transformohet deri në vitin 2024 për t ricikluar dhe rinovuar makina dhe baterite.
- Konvertimi i Flins është një pjesë kyçe e një rishikimi më të gjerë të Renault që përfshin shkurtime të vendeve të punës, dhe kostove dhe një ulje të kapacitetit global të prodhimit
Perderisa Renault do të konsolidojë prodhimin e EV në Francë në një fabrikë në Douai, ku do të prodhohet Megane elektrike. Renault po prodhon gjithashtu modelin Dacia Spring në Kinë.
Kompania ka bërë “përparim solid në planin e saj të energjise se gjelbert”, shkruajnë analistët në një raport të botuar ne Bllomberg. Renault ka reduktuar levën dhe ka përshpejtuar reduktimet e kostos dhe rikuperimin e marzheve të fitimit, citon burimi ne fjale.
De Meo përsëriti projeksionin e Renault se kompania do të prodhon rreth 500,000 automjete më pak këtë vit – kjo është e barabartë me gati një të pestën e prodhimit të vitit të kaluar – për shkak të mungesës së komponentëve baze te cipav, si pasoje e krizes nga pandemia