Përkufizimi i transformimit digjital
Transformimi digjital, është vet procesi i përdorimit të teknologjive digjitale për të krijuar inovacione të reja ose modifikuar ato ekzistuese – proceset e biznesit, kulturën dhe përvojat e klientëve, duke përmbushur kërkesat në ndryshim të biznesit dhe tregut.
Kjo ripertrirje, në epokën digjitale është në fakt transformim digjital. Ndërsa tendencat dhe sjellja e konsumatorëve po zhvendosen ngadalë në lëvizjen e fenomeneve, me të, dhe mënyra e jetesës siç e njihnim dikur, biznesi dhe gjithçka ka ndryshuar duke u ndërlidhur me digjitalizimin e teknologjise, të gjitha në një aplikacion, që po lehtësojnë mënyrën e të bërit biznes, duke ndërlidhur miliona konsumatorë në gjithë globin.
Digjitalizim tejkalon rolet tradicionale si shitjet, marketingu dhe shërbimi ndaj klientit. Në vend të kësaj, transformimi digjital fillon dhe përfundon me mënyrën se si planifikoni projektin tuaj të biznesit, të ardhurat dhe angazhimin me klientët.
Ndërsa kalojmë nga letra në fletëllogaritje, tek aplikacionet inteligjente për menaxhimin e biznesit tonë, ne kemi mundësinë të imagjinojmë se si bëjmë biznes – si i angazhojmë klientët tanë – me teknologjinë digjitale, që shërben si një lehtësues, ose urë lidhese në internet ne mes te klientëve dhe biznesit, ndërsa ndërveprimet ndërthuren të gjitha në një ‘retë’ e internetit dhe shërbimet.
Si të lehtësojmë të dhënat digjitale për të thjeshtuar punën tonë
Digjitalizimi nuk ka të bëjë me ndryshimin e mënyrës së biznesit ose krijimin e llojeve të reja të bizneseve, por përkundrazi përmirësimin e atij aktual, duke përmirësuar ndërveprimin për të bërë gjërat, më shpejt dhe më mirë tani që të dhënat janë të aksesueshme menjëherë dhe nuk janë të bllokuara në një kabinet apo të arkivuara.
Shërbimi ndaj klientit përmes inovacionit digjital
Klientët e sotëm janë të lidhur dhe të fuqizuar nga epoka digjitale. Ata janë të lidhur 24/7 dhe gjithnjë e më shumë duan dhe presin të njëjtën qasje gjatë gjithë kohës në kompanitë me të cilat bëjnë biznes. Drejtuesit kryesorë të këtij ndryshimi në sjelljen e konsumatorit janë pa dyshim 4 faktorë kyç;
Përvoja miqësore për përdoruesit e pajisjeve celulare
- Shumëllojshmëria e aplikacioneve sociale (Instagram, Tiktok, Facebook, Twitter)
- Besueshmëria dhe lehtësia e përdorimit, apo të gjitha në një (ruani, ndërveproni, blini dhe shisni, postoni)
- Një smartphone si ID-ja juaj unike; duke shërbyer si avatar, ID digjitale, portofol personal dhe
- Lehtësia e aksesit në argëtim dhe kriteret e punës (ZOOM, NETFLIX)
Gjetjet dhe analizat e fundit të Facebook, nga studimi kërkimor i porositur nga Facebook tek Deloitte, shqyrton se si Bizneset kanë ndryshuar strategjitë e tyre digjitale, që nga fillimi i pandemisë, na zbulojnë se 4 nga 5 bizneset e vogla presin të përshtaten dhe të rrisin përdorimin e mjeteve digjitale. perderisa teknologjia ka ndryshuar ndjeshëm pritshmëritë e tyre, se si kompanitë duhet të ndërveprojnë me klientët.
Më konkretisht, 73% e klientëve preferojnë të bëjnë biznes me brendet që personalizojnë përvojën e tyre të blerjeve online, sipas Harvard Business Review.
Nga ana tjetër, hulumtimi i Salesforce raporton gjithashtu se 57% e konsumatorëve thanë se është absolutisht kritike ose shumë e rëndësishme që kompanitë nga të cilat blejnë të jenë inovative.
Përndryshe, ata thjesht mund të kërkojnë kompani të reja për të blerë: 70% e të anketuarve thanë se teknologjitë e reja e kanë bërë më të lehtë për ta që ta çojnë biznesin e tyre diku tjetër.
A.I. si një rol kyç në transformimin digjital
Sjellja e inteligjencës artificiale në organizatën tuaj të shërbimit, është një shembull kryesor i fuqisë së transformimit digjital. Chatbot-et e fuqizuara nga A I që u përgjigjen pyetjeve të thjeshta të klientëve shërbejnë si një prani mikpritëse në faqen tuaj të internetit, duke reduktuar kohën që klientët duhet të presin për të kontaktuar një agjent.
Vendosja e chatbot-eve për të trajtuar kërkesat e nivelit të parë gjithashtu liron personelin e shërbimit për të shpenzuar kohë në raste më të ndjeshme.
Robotët e fuqizuar nga AI mund të shërbejnë si pikë hyrëse në sistemet inteligjente të drejtimit të rasteve.
Kur pyetja e një klienti është shumë komplekse për t’u trajtuar nga chatbot, përpunimi i gjuhës natyrale ndihmon në hartimin e pyetjes tek eksperti më i mirë i disponueshëm për të zgjidhur situatën.
Shembuj të transformimit digjital
Ne kemi folur shumë për shembuj specifikë të transformimit digjital në marketing, shitje dhe shërbime. Të gjitha transformimet digjitale fillojnë me kalimin nga analoge në digjitale – domethënë, heqja e informacionit nga letra dhe vendosja e tij në sferën digjitale.
Nga atje, këto ide themelore zbatohen për të gjitha bizneset dhe industritë:
Transformimi digjital ka pushtuar të gjitha industritë
Të dhënat luajnë një rol vendimtar në transformimin digjital të industrisë së transportit,tregtise, punes dhe socializimi, disa shembuj per ilustrim;
Mikpritje/Turizëm marrja me qira ose rezervimi i një apartamenti ose dhome përmes aplikacioneve (Airbnb, Booking, Trivago, Expedia)
Sherbimet inovative te Kujdesit shëndetësor (Teladoc Health, Signify health)
Shërbime Financiare per blerje dhe shitje online (Square, Shopify, Apple)
Edukimi Online me qasje ne librari dhe ligjerata 24/7 (Coursera, ZOOM)
Mediat Masive (të gjitha mediat kryesore janë online tani)