Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Navitas, targeton automjetet elektrike si tregun e radhës.

Një gjysmëpërçues nga Navita ‘GaN’ funksionon deri në 20 herë më shpejt se ai në silikon, dhe bën të mundur ofrimin e deri në 3 herë më shumë fuqi dhe 3 herë më të shpejtë karikim e bateris në kundërvlerë  me madhësinë dhe peshën e saj

Në Janar, Navitas Semiconductor hapi një qendër në Shangai, Kinë, për të punuar me prodhuesit e automjeteve elektrike dhe zhvilluar sistemet e tyre GaN.

“Të njëjtën gjë që po bëjmë me 50 vat për një telefon ose tablet, do e bëjmë për 5,000 vat ose 20,000 vat për të karikuar shpejt veturat elektrike,” tha CEO, Gene Sheridan në konferencën për shtyp.

 

illustration by Navitas inc

  • Me teknologjinë e Navitas, një automjet elektrik mund të karikojë në shtëpinë e një konsumatori në një të tretën e kohës aktuale

Nëse e njëjta teknologji e re përdoret brenda makinës elektrike, diapazoni i makinës mund të rritet me afër 30%, ose madhësia e baterisë mund të zvogëlohet me 30%, të dyja sjellin avantazhe në mënyrën e vet.

Teknologjia është ende relativisht e re dhe ende jo e përhapur, sepse është më e shtrenjtë dhe kërkon që klientët të ri-dizajnojnë të gjithë sistemet e tyre të karikimit!

Për më tepër Sheridan shpjegon se kostoja do të ulet me rritjen e prodhimit.

“Tani, është vetëm 10 deri në 20% më e shtrenjtë, por brenda dy viteve, do të jetë e njëjta kosto ose më e lirë,” thotë ai.

 

 

 

burime: Navitas
foto:Navitas.inc