Fenomeni 9-vjeçar, ndër më të paguarit nga YouTube!
Nxënësi i klasës së tretë, i cili jeton me familjen e tij në Teksas, fitoi famë për videot e tij kur ishte vetëm katër vjeç, nga video e tij duke hapur dhe vlerësuar lodrat nga filmi “Cars” u bë virale dhe mblodhi më shumë se një miliard shikime dhe kanali “Ryan’s World” i bë hit absolut në Youtube
Videot ku fëmijët flasin dhe shqyrtojnë lojërat, janë bërë jashtëzakonisht të njohura në YouTube dhe mijëra ngarkohen në platformë çdo muaj.
Suksesi i Ryan, thonë prindërit e tij Shion dhe Loanna Kaji, është sepse ai është në gjendje të krijojë një lidhje të veçantë me shikuesit e tij.
“Mendoj se marrëdhënia e Ryan me fansat e tij është shumë unike, dhe e ndryshme nga tjerët”,tha Shion për Business Insider
Familja Kaji ka arritur ta ndajë suksesin e tij nga YouTube në marrëveshje fitimprurëse për licencim, dhe TV.
Familja tani drejton kompanin ‘Sunlight Entertainment’ e cila i ndihmon atij të prodhojnë videot.
Sipas Forbes, emri i Ryan’s World është licencuar për më shumë se 5000 produkte.
Familja prodhoi gjithashtu një linjë mallrash për Walmart, dhe Ryan ka shfaqjet e tij në Nickelodeon dhe Roku.
Dhjetorin e kaluar, ai lançoi një botë virtuale në platformën e njohur të video lojërave Roblox.
Gjithsesi, sot ‘perandoria e Ryani Kaji-t’ thuhet se vlen rreth 500 milionë dollarë, sipas Wall Street Journal.