Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

KPMG Konsulenca shton BTC dhe ethereum në bilancin e tyre!

KPMG në Kanada shtoi Bitcoin dhe Ethereum në thesarin e saj të korporatës si pjesë e një angazhimi për teknologjitë në zhvillim të aseteve digjitale.

  • Duke u bërë një nga firmat kryesore të profilit më të lartë për të investuar në kriptomonedha.

Partneriteti i auditimit, taksave, dhe këshillimit nuk zbuloi se sa kriptovaluta bleu, kurse blerjet e kriptove u bënë përmes ‘Gemini Trust’ e cila ofron shërbime kujdestarie.

KPMG është auditor i ‘MicroStrategy’  avokati më i madh i korporatës për blerjen e Bitcoin, duke bërë atë pjesë të strategjisë së kompanisë.

Pa dyshim, Tesla ka qenë e vetmja korporatë e shquar që bleu Bitcoin, një vendim që më vonë u rishikua nga Elon Musk.

“Duke kaluar vetë këtë proces ne jemi të sigurt se mund t’i udhëzojmë klientët përmes procesit të alokimit të thesarit të kriptoaseteve,” tha KPMG, “Investimi ynë na lejon të ndajmë përvojen dhe sfidat tona në mënyrë që ne t’i ndihmojmë  klientëve të kuptojnë botën e kriptoaseteve.”-raporton Bloomberg

Zotërimi i aseteve digjitale, si pjesë e thesarit mund të jetë i rrezikshëm, për shkak të luhatjeve të mëdha në çmimet e kriptomonedhave, pasi Bitcoin është nën  35% nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave në fillim të Nëntorit.

KPMG është një organizatë konsulente globale, e përbërë nga shumë entitete të pavarura.

 

 

 

 

burime:Bloomberg/Yahoo/KPMG
Photo;KPMG