Inflacioni në SHBA, më i larti në 40 vitet e fundit!
Inflacioni u rrit gjatë vitit të kaluar në shkallën më të lartë në katër dekada, duke goditur konsumatorët amerikanë, dhe duke përforcuar vendimin e Rezervës Federale për të filluar rritjen e normave të huamarrjes.
Departamenti i Punës tha të enjten se çmimet e konsumit u rritën me 7.5% muajin e kaluar krahasuar me një vit më parë, rritja më e madhe nga viti në vit që nga shkurti 1982.
Mungesa e furnizimeve dhe punëtorëve, doza të mëdha të ndihmës federale, norma shumë të ulëta interesi dhe shpenzime të konsumatoreve, ndikuan ne inflacionin vitin e kaluar. Deklaron James Bullard, presidenti i Bankës së Rezervës Federale
*WorlBank chart
Çmimet e aksioneve ranë pas publikimit të raportit të inflacionit dhe ranë më tej pas komenteve të Bullard.
Ndersa Çmimet për një gamë të gjerë mallrash dhe shërbimesh u përshpejtuan nga dhjetori në janar — për të përmendur disa prej tyre;
- Kostot e qirasë së apartamenteve u rritën me 0.6%, rritja më i shpejtë në 20 vjet.
- Çmimet e energjisë elektrike u rritën me 4.2% rritja më e lartë në 15 vjet, dhe janë rritur me 10.7% nga një vit më parë.
- Mobiljet dhe furnizimet shtëpiake u rritën me 1.6%, rritja më e madhe një mujore nga të dhënat që datojnë që nga 1967.
- Kostot e ushqimit, u rriten 0.9% në Janar.
Rritja e çmimeve të makinave të reja, nga ana tjetër, ka përshpejtuar çmimet e makinave të përdorura; ato janë rritur me 41% nga një vit më parë.