Intel e interesuar për blerjen e Tower Semiconductor
Intel Corp. është afër një marrëveshjeje për të blerë Tower Semiconductor Ltd. për rreth 5 miliardë dollar, si pjesë e shtytjes së saj në biznesin e prodhimit të çipave, sipas një personi të njohur me negociatat.
Prodhuesi amerikan i çipave planifikon të shpallë blerjen e kompanisë izraelite deri në fund të javës, sipas The Wall Street Journal.
Intel nuk pranoi të komentojë mbi transaksionin.
*Intel chart on YoY revenues
Kërkesa në rritje në treg e shtyn më tej Shefin Ekzekutiv, Pat Gelsinger për t’u futur në biznesin e çipave – si dhe në kontraktimi e prodhimit të gjysmëpërçuesve për kompani të tjera.
Tower, konkurron në një treg të dominuar nga Taiwan Semiconductor Manufacturing (TSMC) por ka treg shumë më të vogël. Shitjet e tij janë rreth 1.3 miliardë dollarë në vit.
- Aksionet e Tower nga lajmi në fjalë u ngriten deri në 58% në 52.20 dollarë në bursen e akcioneve Nasdaq ( NYSE)
Biznesi i ofrimit të prodhimit për kompani të tjera kërkon përvojë në trajtimin e llojeve të ndryshme të çipave dhe modeleve.
Tower prodhon çipa të menaxhimit të energjisë, sensorë imazhi dhe një sërë gjysmëpërçues tjerë. Klientët e saj përfshijnë Analog Devices Inc. dhe Broadcom Inc., sipas të dhënave të përpiluara nga Bloomberg.