Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Auditorët dhe auditimi

Opinion nga Arben Selimi

Komisioni i Letrave me Vlerë (SEC) kërkon që secila kompani publike (ato kompani aksionet e të cilave shiten publikisht në bursë) të angazhojë një auditor për t’ia ekzaminuar pasqyrat financiare përmes një procesi të auditimit. Ky auditor është kontabilist, i cili nuk është punonjës i kompanisë dhe është i licencuar nga shteti për të ushtruar profesionin e auditorit. Ai duhet të auditojë (ose ekzaminojë) regjistrat e kompanisë dhe duhet të shprehë opinion nëse pasqyrat financiare të kompanisë janë përgatitur në pajtim me standardet e raportimit financiar. Auditori gjithashtu është përgjegjës për të dhënë siguri të arsyeshme që pasqyrat financiare nuk përmbajnë anomali materiale dhe as mashtrim.

Pasqyrat financiare i përgatit menaxhmentit i kompanisë, ata edhe janë përgjegjës për to, jo auditorët. Menaxhmenti duhet të nënshkruajnë një deklaratë me të cilën pohojnë se pasqyrat financiare janë përgatitur në pajtim me standardet e raportimit financiar.

Dallimi mes kontabilitetit dhe auditimit

Kontabiliteti i regjistron, klasifikon dhe përmbledhë ngjarjet ekonomike brenda kompanisë. Përmbledhja e këtyre ngjarjeve rezulton në përgatitjen e pasqyrave financiare.

Auditimi, nga ana tjetër, nuk merret me përgatitje të pasqyrave financiare, por i vlerëson këto pasqyra për të përcaktuar se a janë përgatitur si duhet, në përputhje me rregullat e kontabilitetit dhe se a janë përfshirë si duhet të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur gjatë periudhës në fjalë.

Ka auditorë të ndryshëm, mirëpo janë tre lloje kryesore të auditorëve:

Auditorët e licencuar

Ofrojnë shërbime auditimi, përgatitje të deklaratave tatimore, si dhe konsulencë për menaxhim. Auditorët e licencuar mund të jenë të vetëpunësuar ose mund të jenë punonjës të firmës së auditimit. Mund të jetë firmë e vogël e auditimit me vetëm një individ deri në firmë ndërkombëtare që ka mijëra punonjës sikur që është KPMG, Deloitte etj.

Auditorët e brendshëm

I punëson kompania për të audituar të regjistrat e vetë kompanisë dhe për të vendosur një sistem të kontrollit të brendshëm. Puna e këtyre auditorëve dhe raportet që i prodhojnë bazohen në kërkesat e menaxhmentit të kompanisë. Kryesisht ata kryejnë auditime të pajtueshmërisë (për t’u siguruar që kontabiliteti është në përputhje me politikat e kompanisë dhe ligjet përkatëse) dhe auditime të performancës (shqyrtim i efikasitetit dhe efektivitetit të aktiviteteve të kompanisë). Auditimet e performancës shqyrtojnë se a po përdoren burimet në mënyrë efikase. Përmes raporteve të performancës menaxhmentit i kompanisë merr informacion mbi të cilin merr vendime që e ndihmojnë kompaninë të bëhet më fitimprurëse.

Auditorët shtetëror

janë individë që kryejnë funksionin e auditimit në organizata shtetërore/qeveritare. këta auditorë jenë të pavarur nga organizatat që ata i auditojnë. E tillë është p.sh. Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës, ose Zyra e Auditorit të Përgjithshëm e Shteteve të Bashkuara etj.

Pse auditimi është i rëndësishëm

Njerëzit e thjeshtë (jo-kontabilistë) e kanë të vështirë që të kuptojnë plotësisht pasqyrat financiare që i publikojnë kompanitë ose organizatat qeveritare. Raporti i auditorit i jep lexuesit dhe përdoruesit të pasqyrave financiare një siguri se informacioni i prezantuar në to është në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe raportimit financiar. Gjithashtu auditimi jep siguri se pasqyrat financiare nuk përmbajnë gabime materiale si dhe nuk ka mashtrim.

Siguria buron nga fakti se auditori që i rishikon pasqyrat financiare është i pavarur nga menaxhmeti i kompanisë/organizatës shtetërore.

Kështu, kur cilado kompani publike i publikon raportin vjetor/pasqyrat financiare, të audituara nga një auditor profesional, ne mund të kemi një siguri se shifrat e prezantuara aty janë të sakta, të plota dhe i takojnë periudhës për të cilën po raporton.

Por, auditimet kanë edhe kufizime. Shumë njerëz besojnë se auditori mund të ndalë ose të zbulojë çfarëdo mashtrimi brenda kompanisë, por nuk është kështu. Edhe pse auditorët zbatojnë procedura për të zbuluar mashtrimin, ata nuk mund të zbulojnë ose të shpalosin secilin rast të mashtrimit.

 

 

 

 

 

Autori i shkrimit : arben@thejournalbiz.com
editori i artikullit: arsim@thejournalbiz.com