Apartamenti konvertuar si strehimore, arrin cmimin 3 milion dollar!
Një strukturë që ofron pronësi individuale apo njësi banimi, brenda një superstrukture që ofron nivelin më të lartë të mbrojtjes fizike, infrastrukturë për energji, ujë, ajër dhe ushqim; si dhe lehtësira “të përbashkëta’ për mbijetesë në katastrofave natyrore.
Infrastruktura e projektuar për të mbajtur 75 njerëz për pesë vite.
- Ideja ishte aq e popullarizuar, aq sa çdo njësi është shitur, përpara se të përfundonte ndërtimi!
Projekti është vetëm një shembull i suksesit të tregut në rritje.
Luksi i lidhur me përgatitjen e apokalipsit, ofron pajisje si pishinë, palestër, kinema, dhe e bëjnë këtë apartament prej 3 milionë dollarësh më shumë se një bunker mbijetese!
*BI tweet on survival condo
Go inside this doomsday condo that costs millions pic.twitter.com/vJawqWK7Mq
— Business Insider (@BusinessInsider) February 14, 2022
Survival Condo Project konvertoi silon e raketave në banesa të qëndrueshme që mund të strehojnë 75 njerëz deri në pesë vite.
‘Përgatitësit e Ditës së Kijametit’ një komunitet I njohur gjerësisht për besimin e tyre se jemi më afër se kurrë drejt fundit të botës, prandaj blerja e strehimoreve dhe furnizimeve për mbijetesë, në rast emergjencash si fatkeqësitë natyrore, pandemite, kërcënimet bërthamore ose kolapsimi ekonomike, janë pjesë e stilit tyre të jetesës.