Mbi 40 miliardë dollarë të shpenzuara në shtëpi luksoze në SHBA!
Të pasurit, u pasuruan edhe më shumë në epokën e pandemisë, duke shpërndarë pasurinë e tyre në tregun e shtëpive luksoze!
Sipas një raporti nga Agjencioni I pasurive të paluajtshme Compass Inc. kjo është më shumë se dyfishi i shumës shpenzuar në vitin 2020
Vetëm në Long Island të Nju Jorkut, pesë prona u shitën për 10 milionë dollarë
*Real estate chart by Fortune
Me rritjen e tregut të aksioneve dhe normat e interesit të ulëta, dy vitet e fundit kanë qenë të mira për 0.1% e super të pasurve
Nga ana tjetër, tregu i shtëpive luksoze po rritet Akoma, nga ata që kërkojnë të bëjnë tregti dhe të mbrojnë paratë e tyre nga rritja e inflacionit.
Pavarësisht perspektivës së politikës më të shtrënguar monetare, dhe paqëndrueshmërisë së tregut, blerjet tregojnë shenja rritje.
“Shumë i shohin pasuritë e paluajtshme luksoze si një aset të sigurt që është një mbrojtje kundër inflacionit,” tha agjenti i Compass-it Carl Gambino në raport.
- Kishte më shumë se 2,300 transaksione të shtëpive me çmim 10 milionë dollarë ose më shumë vitin e kaluar – një rritje prej 112% nga viti 2020.
Los Angeles kishte më shumë, i ndjekur nga Manhattan dhe Palm Beach.
Teksasi duket veçanërisht premtues për shitjet e ardhshme në vitin 2022, sipas raportit, veçanërisht pronat ujore dhe ferma.