Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Hyundai dhe Kia shenojnë rritje të makinave elektrike!

Tregu i makinave elektrike në Evropë bëri një hap të madh përpara, me më shumë se 10% të automjeteve të reja të regjistruara janë tërësisht me energji elektrike!

Hyundai dhe Kia shenuan rritjen më të madhe, për sa i përket anëtarëve të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automobilave

Duke mbajtur një profil të ulët, por duke performuar në mënyrë të jashtëzakonshme, markat koreane kishin një rritje të madhe në  shitje, dhe EV-të e tyre kishin shumë të bënin me këtë gjë

Kohët e mira vazhduan të qarkullonin në disa nga tregjet kryesore të rajonit, si psh, në Angli, Kia ishte marka më e shitur

*Chart by SMMT on EV sale

Ishte mjaft e lehtë të anashkaloheshin prodhuesit koreanë të makinave në Evropë përpara se EV-të të fillonin të ngriheshin si trend!

  • VW është një forcë dominuese në të gjithë rajonin e EU-së, ndërsa

Hyundai, Kia dhe markat japoneze si Toyota, Honda dhe Nissan nuk e përsëritën plotësisht suksesin që patën, për blerësit në SHBA dhe EU

Por tani automjetet elektrike po ndihmojnë për të zhbllokuar këtë fakt në tregun evropian.

Historia e Hyundai dhe Kia në rajon po ndryshon.

Hyundai filloi prodhimin e automjetit sportiv Kona Electric në fabrikën e saj në Republikën Çeke, në fillim të vitit 2020, duke trefishuar prodhimin

Niveli i kërkesës për atë një version elektrik e kapi Kia-n në befasi. Emilio Herrera, shefi operativ i Kia Europe, tha në fillim të pandemisë se Evropa ishte bërë pika qendrore për rritjen globale të shitjeve të automjeteve elektrike.

Hyundai Ioniq 5 i prezantuar së fundmi, i ndërtuar tëresisht  elektrik, ofron më shumë rreze dhe hapësirë ​​dhe përshpejtim më të mirë se Kona Electric, dhe EV6 i Kia-s është edhe më i shpejtë ndërsa kërkesa po rritet në treg.

 

 

 

 

burime : Bloomberg/SMMT/KIA
foto:Kia motors inc.