

Konflikti në Ukrainë, tendos më tej furnizimin me çipa!
Pushtimi rus i Ukrainës do të tendosë më tej furnizimet e çipave gjysmëpërçues
Pas një mungese që ka shkaktuar tashmë ndërprerja e prodhimit global për kompanitë e teknologjisë dhe prodhuesit e automjeteve për më shumë se një vit.
Rusia dhe Ukraina janë furnizues kritikë të gazit neon dhe paladiumit, që përdoren për prodhimin e çipave gjysmëpërçues, sipas Techcet.
Sipas CNBC, Rusia dhe Ukraina janë burime kritike të gazit neon dhe paladiumit.
*IDC Chart on global revenue demand
Rusia prodhon neon, një gaz që është një nënprodukt i prodhimit të çelikut, i cili më pas merret dhe pastrohet nga kompanit e specializuar ukrainase.
- Çmimi i neonit u rrit me 600% herën e fundit që Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2014.
“Kjo do të ketë një ndikim,”deklaron CEO i Techcet, Lita Shon-Roy, duke shtuar “kjo do vazhdojë të kufizojë burimin e çipit për industrinë e automobilave.”
Një mungesë globale e çipave gjysmëpërçues shkaktoi mbyllje të objekteve prodhuese, veçanërisht fabrikave të automobilave, gjatë vitit të kaluar.
Rusia është gjithashtu një furnizues kryesor i palladiumit, së bashku me Afrikën e Jugut, furnizojn afërsisht 33% të kërkesës globale, vlerëson Techcet
Për industrinë e automobilave, paladiumi është gjithashtu një metal kyç që përdoret për konvertuesit katalitikë.
Çmimet e palladiumit u rritën me më shumë se 7% si reaksion gjenerale i tregut.