Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Këshilli i BE-së prezanton kufizime të reja ndaj Rusisë!

Vendimi i sotëm, plotëson paketën e masave të shpallura nga Përfaqësuesja e Lartë, më 27 Shkurt.

Këshilli ka ndaluar shitjen, furnizimin, transferimin ose eksportin e kartëmonedhave euro në Rusi, të çfarëdo natyre,apo personi juridik, organizate në Rusi, duke përfshirë Qeverinë dhe Bankën Qendrore të Rusisë.

“Këshilli i BE-së ka ndaluar çdo investim, pjesëmarrje apo kontribut në çfarëdo mënyre tjetër në projektet e ardhshme të financuara së bashku me Fondin e Investimeve direkte Ruse.

*EU council tweet on conference 

 

Bashkimi Evropian ka ndaluar shitjen, furnizimin, eksportin në Rusi të kartëmonedhave në euro, si dhe,

investimet në projekte të financuara së bashku me Fondin e Investimeve Direkte.

Në të njëjtën kohë, siç shpjegohet në “Shkresat Zyrtare të BE-së”, përdorimi personal i kartëmonedhave euro lejohet vetëm për individët, që mbërrijnë në Rusi, si dhe nga misionet diplomatike dhe organizatat ndërkombëtare që kanë imunitet ligjor.

 

 

burime:EuCouncil/Barrons/Journalbiz
foto:Eu