Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Putini ndalon transferet e parave të huaja në vlerë mbi 10,000$

Presidenti Rus, V. Putin posa ndaloi transferimet e më shumë se 10,000 dollarëve në valutë të huaj nga Rusia.

  • Sipas raportimeve nga Agjencionet shtetërore, – Itertass raporton

Ndalimi hyn në fuqi sot, me 2 mars 2022, ku ndër të tjera thuhet:

Si masë e përkohshme ekonomike për të garantuar stabilitetin financiar të Federatës Ruse’ duke vequar se;

‘Ndalohen transferta nga Federata Ruse në para dhe (ose) instrumente monetare në valutë të huaj në një shumë që tejkalon ekuivalentin e 10,000 dollarëve të llogaritur në kursin zyrtar të Federatës Ruse, bazuar në datën e eksportit

*Bloomberg chart on Usd/Ruble fluctuation amid sanctions

Sipas Bloomberg,

Rubla ra mbi 30% kundrejt dollarit, duke e bërë atë të vlejë më pak se 1 cent, pasi SHBA, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan lëvizjet për të bllokuar bankat ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT.

 

 

 

*Dokumenti hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij zyrtar.

 

 

burime: Bloomberg/Intertass/Barons
foto:atlantic.inc