Sberbank humb mbi 95% e vlerës në bursë!
Aksionet e Sberbank të Rusisë ranë 95.5% në bursën e Londrës!
Për tu tregtuar deri në një qindarkë, pasi banka njoftoi se po tërhiqej nga tregu evropian.
- Çmimi i aksioneve të Sberbank u mbyll përkohësisht me më shumë se 88% minus.
- Banka ka humbur 99.9% të vlerës së saj që nga fillimi i vitit.
Banka Qendrore Evropiane urdhëroi mbylljen e degës evropiane të Sberbank, tha të mërkurën Autoriteti i Tregut Financiar të Austrisë, duke sugjeruar se ai “po falimenton” pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi një zbrazje masive të depozitave.
*CNBC Tweet on Sberbank stock collapse
Russia's Sberbank collapses 95% on London stock exchange as it exits Europe https://t.co/xF6VlJAS4M
— CNBC (@CNBC) March 2, 2022
Huadhënësi më i madh i Rusisë tha se filialet e saj evropiane kishin përjetuar “dalje anormale të parave” dhe shprehu shqetësim për sigurinë e punonjësve dhe pronave të saj.
SHBA, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë rritur sanksionet kundër institucioneve të Rusisë ditët e fundit, duke ndaluar bankat kryesore nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT
Si dhe, duke kufizuar kapacitetin e Bankës Qendrore të Rusisë për të përdorur më shumë se 600 miliardë dollarë rezervat e saj.
Aksionet Ruse të listuara në Londër gjithashtu pësuan rënie, duke përfshirë Lukoil, Novatek dhe Rosneft.
*tregu i aksioneve në Moskës është mbyllur për tre ditë rresht pasi autoritetet përpiqen të frenojnë ‘gjakderdhjen’ e aseteve lokale