Netflix ndalon filmat e prodhimit rus!
Gjiganti amerikan i transmetimit Netflix ka vendosur të “pauzojë” në shërbimet e saj në tregun Rus të televizionit dhe filmit, ndikuar nga presioni prej publikut, për të rishqyrtuar praninë e saj në tregun Rus.
Një person i afërt me Netflix konfirmoi për Politico se kompania ka “pauzuar të gjitha projektet dhe blerjet e ardhshme nga Rusia”, ndërsa kompania vazhdon të vlerësojë “ndikimin” nga situata në Ukrainë.
Vendimi do të thotë se katër seritë në gjuhën ruse, të cilat ishin në prodhim ose në postproduksion, tani do të ndërpriten deri në një lajmërim të ri
*Mint tweet on Netflix latest announcement
In the wake of #Ukraine crisis, #Netflix Inc has temporarily stopped all future projects and acquisitions in Russia as it assesses the impact of Moscow's invasion of Ukrainehttps://t.co/wxHVjdIKi3
— Mint (@livemint) March 3, 2022
Këtu përfshihen seritë “Anna K”, “Asgjë e veçantë”, si dhe xhirimet në serialin “Zato”, krijuar nga regjisorja Darya Zhuk, dhe seriali “Pa titull”.
Përpara vendimit të Netflix, kishte pasur një reagim të zemërimit publik në internet për ngurrimin e kompanisë në angazhimin për të miratuar një qëndrim koherent ndaj Rusisë në mes të avancimeve të vazhdueshme të forcave ruse në Ukrainë.
- Në Twitter ishin bërë virale #netflixstopsupportingrussia dhe #CancelNetflix duke tërhequr mijëra retweet.
- Përdoruesit postuan reagimet e tyre me ekipin e shërbimit ndaj klientit të Netflix.
Netflix në të kaluarën ka investuar në tregun Rus, si pjesë e partneriteteve lokale, për shembull me Grupin Kombëtar të Medias të Vendit (NMG)