Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Lajmet e fundit nga Ukraina, europianët në panik blejnë jod!

Lajmi i sotëm për sulmin ndaj centralit bërthamor të Ukrainës, kombinuar me urdhrin e Putinit për të vënë armët bërthamore në gatishmëri të lartë, po i shtynë evropianët të blejnë jod!

Në Belgjikë, gati 30,000 banorë morën tableta jodi, të cilat zakonisht ofrohen falas në barnatore, raporton The Brussels Times

Sindikata e farmacistëve në Francë raportoi një rritje të konsiderueshme të njerëzve që kërkonin ilaçin, raportoi Le Parisien.

Duke besuar se mund t’i mbrojë ata nga rrezatimi eventual, zbulon Insider

*Insider’s Editor Jim Edward’s tweet on iodine news

https://twitter.com/Jim_Edwards/status/1499356247203721218

 

Disa farmaci në Bullgari, Poloni dhe Republikën Çeke;

Kanë shitur jod me të madhe, që kur Putin filloi pushtimin e Ukrainës dhe urdhëroi që armët bërthamore të Rusisë të viheshin në gatishmëri të lartë, raporton, Reuters

Nikolai Kostov, kryetari i Unionit të Farmacive i tha Reuters-it se farmacitë bullgare kishin shitur aq shumë jod në gjashtë ditët e fundit sa shisnin zakonisht në vit!

Zyrtarët në vende të tjera Europiane përfshirë Belgjikën, Francën, dhe Holandën thanë se ka një rritje të kërkesës për jod

Jodi, thuhet se përdoret për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve nga zhvillimi i kancerit, i cili mund të shkaktohet nga rrezatimi.

Por nëse rrezatimi nuk është i pranishëm në trup, marrja e jodit nuk është mbrojtës dhe mund të shkaktojë dëm

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve

 

 

 

burime: Insider/Reuters/Brussels Time/Journalbiz
foto:Supplements Inc