Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Rritje mbi 40% e çmimeve, shkakton panikë në Bursën Londrës!

Bursa e Metaleve në Londër, pak çaste më parë ndaloi tregtimin në tregun e saj të nikelit!

pas një rritje e paprecedentë e çmimit të Niklit, me mbi 40%, në një nga lëvizjet më ekstreme të çmimeve të parë ndonjëherë në Bursën e Metaleve të Londrës! pasuar nga frika mbi furnizimet Ruse.

Metali i përdorur në bateritë prej çeliku, dhe litium arriti ne më shumë se 10,000 dollarë, për tregtimin, në nivelin më të lartë 15-vjeçar mbi 40,000 dollarë për ton.

Palladiumi gjithashtu u rrit ndjeshëm në mes të rreziqeve për dërgesat ruse, nga një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të metalit.

*Breaking tweet by Bloomberg on London Metal Exchange

Rritja e Nikelit bazohet në fitimin prej 19% të parë,  javën e kaluar kjo pasi bankat ulën ekspozimin ndaj furnitorëve rusë të mallrave dhe transportuesve kryesorë që u larguan nga portet kryesore të vendit.

Tani, SHBA cekin një ndalim të mundshëm për importet e naftës ruse, ndërsa konsumatorët industrialë do të zgjedhin të shmangin apo jo, blerjen e lëndëve të para tjera ruse.

“Tregjet e mallrave po vlerësojnë gjithnjë e më shumë çmimet në një skenar sipas të cilit një pjesë e konsiderueshme e ofertës ruse do të përjashtohet nga tregu”, tha Morgan Stanley në shënimin zyrtar.

“Çmimet ka të ngjarë të mbeten të paqëndrueshme, derisa ndikimi i ofertës të bëhet më i qartë, dhe çmimet të fillojnë të vendosen në një ekuilibër të ri.”

 

*Bakri dhe alumini u rritën në nivelet më të larta të të gjitha kohërave, pasi rritja e çmimeve të naftës dhe frika e ofertës limituar tronditën tregjet e lëndëve të para.

 

 

burime:Bloomberg/Yahoo/Barron’s
foto: London Metal Exchange