Kompania Fitbit, tërheq nga tregu mbi 1.7 milionë orë ‘smart’
Tërheqja është për orën inteligjente Fitbit Ionic,
asnjë nga orët e tjera inteligjente ose gjurmuesit e kompanisë janë afektuar.
Fitbit me rreth 1 milion shitje të orës inteligjente në SHBA dhe 693,000 të tjera në nivel ndërkombëtar, tërhjek produktin duke cituar ‘Shëndeti dhe siguria e përdoruesve të Fitbit është prioriteti ynë më i lartë’ sipas Komisionit të Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit.
Klientëve u kërkohet të ndalojnë përdorimin e orëve të tyre Ionic dhe t’i kthejnë ato në Fitbit për një rimbursim.
Kompania gjithashtu u ofron klientëve një zbritje në produktet e tjera Fitbit.
*Fitbit tweet on the smartwatch issue
A message to our users: Customer safety is always Fitbit’s top priority and out of an abundance of caution, we’ve announced a voluntary recall of Fitbit Ionic smartwatches. Please visit https://t.co/1p0SOTzgQy. Thank you for your continued support. pic.twitter.com/IvVtYs53md
— fitbit (@fitbit) March 2, 2022
Tërheqja u lëshua pas raportimeve për mbi-nxehjen e baterisë së orës, duke përfshirë të paktën 115 incidente në SHBA dhe 59 të tjera në nivel ndërkombëtar.
Ku mbi 78 raportime për lëndime me djegje të lehta, por dy përfshinin djegie të shkallës së tretë, dhe katër që përfshinin djegie të shkallës së dytë – si dhe 40 lëndime me të djegura, globalisht.
Fitbit tha se kreu një “hetim të plotë” dhe zbuloi se mbinxehja e rrezikshme ndodhi në “raste shumë të kufizuara”.
Orët inteligjente u shitën në dyqane si Best Buy, Kohl’s, si dhe në internet nga shtatori 2017 deri në dhjetor 2021.
Fitbit ndaloi prodhimin e Ionic në 2020.
Orët inteligjente Ionic kanë 3 butona, një ekran LCD me ngjyra dhe numrin e modelit FB503 në anën e pasme.
burime:Fitbit/WSJ
foto: Fitbit