Banka Norvegjeze Norges, shet aksionet e Apple!
Banka qendrore e Norvegjisë shkurtoi së fundi ekspozimin e saj ndaj iPhone dhe rriti investimet në ekosistemin e automjeteve me karburant alternativ dhe çipave grafikë.
Norges Bank shiti aksionet e Apple dhe bleu aksione të;
Nvidia (NVID), Plug Power (PLUG) dhe NIO (NIO).
Banka zbuloi tregtitë e aksioneve, ndër të tjera, në një formë të rishikuar që paraqiti në Komisionin e Letrave me Vlerë.
Norges tha se nuk komenton investimet individuale.
*Barron’s tweet on Norge’s Bank
Norges Bank trimmed its investment in iPhone maker Apple, and bought shares of chip maker Nvidia, hydrogen fuel-cell firm Plug Power, and EV maker NIO. https://t.co/59ADWGJnUi
— Barron's (@barronsonline) March 13, 2022
Banka kishte aktive totale prej 1.47 trilion dollarë në fund të vitit 2021.
Banka shiti 26.8 milionë aksione të Apple për të përfunduar tremujorin e katërt me 142.1 milionë aksione të prodhuesit të iPhone dhe kompjuterëve Mac.
Aksionet e Apple u rritën me 33.8% vitin e kaluar, duke kryesuar rritjen prej 27% në indeksin S&P 500. Deri më tani këtë vit, aksionet kanë rënë me 13%, por kjo është më pak se rënia prej 12% e indeksit.
Nvidia është kompani teknologjike e profilit të lartë që ka rënë kohët e fundit.
Aksionet e gjigantit të çipave grafikë janë ulur me 25% nga viti në vit.
Norges Bank më shumë se trefishoi zotërimet e saj duke blerë 15.4 milionë aksione të tjera të Nvidia, për të përfunduar vitin 2021 me 21.3 milionë aksione.
Në tremujorin e katërt, Norges Bank bleu mbi 3 milionë aksione shtesë të Plug Power dhe NIO