Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Foxconn në bisedime me Sauditët, për një projekt të përbashkët

Foxconn Inc, montuesi më i madh i iPhone-ve, është në bisedime me Arabinë Saudite për ndërtimin e përbashkët të një fabrike me vlere prej 9 miliardë dollarësh,

Për prodhimin e mikroçipeve, komponentët të automjeteve elektrike, dhe pajisjeve tjera elektronike sipas WSJ

  • Sauditët po krahasojnë ofertën që Foxconn ka bërë për projekte të ngjashme në mbarë botën

Përveç Arabisë Saudite, Foxconn po bisedon gjithashtu me Emiratet e Bashkuara Arabe për vendosjen e mundshme të projektit atje, theksojnë burimet.

Kompania me bazë në Tajvan ka kërkuar të diversifikojë vendet e saj të prodhimit mes tensioneve në rritje midis Kinës dhe SHBA-së që e vendosin atë në një pozitë, potencialisht të cenueshëm.

*Susan’s tweet on latest from Foxconn

 

Riadi zyrtar dëshiron që kompania të garantojë se do të drejtojë të paktën dy të tretat e prodhimit në zinxhirin ekzistues të furnizimit të Foxconn, për të siguruar që ka blerës për produktet e saj, si dhe projekti është fitimprurës.

Foxconn po kërkon mega-stimuj, duke përfshirë financimin, uljet tatimore dhe subvencionet për energjinë dhe ujin në këmbim të ndihmës për ngritjen e një sektori të prodhimit të teknologjisë së lartë, zbulon WSJ

Rrjedhimisht, Foxconn ka kërkuar të diversifikojë biznesin e saj përtej produkteve të Apple, duke zgjeruar aktivitetet e saj, dhe duke bashkuar forcat me prodhuesit e automjeteve si prodhuesi i Jeep dhe Chrysler Stellantis, si dhe Fisker.

 

*Kompania po planifikon të ndërtojë një mega projekt në Lindjen e Mesme, duke u fokusuar në softuerin dhe infrastrukturën cloud

 

 

 

 

source:WSJ/Thejournalbiz
photo:Foxconn