Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Tregu i aksioneve mbyllet me rritjen më të madhe të çmimeve që nga 2020

Indekset kryesore të aksioneve amerikane shënuan javën e tyre më të mirë që nga nëntori 2020.

S&P 500 u mbyll të premten me rritje prej 6.2% për këtë javë, Dow Jones Industrial Average shënoi rritje prej 5.5%. Nasdaq Composite i teknologjisë u rrit me 8.2%.

Të tre indekset patën performancë të mirë javore, çfarë s’kanë pasur që nga java që përfundoi më 6 nëntor 2020. Për dy javë rresht S&P 500 pati vetëm humbje ndërsa Dow Jones Industrial Average pati pesë javë rresht humbje që nga 22 shkurti.

Dow Jones Industrial average

Rritja e çmimeve të aksioneve më të njohura të teknologjisë i kompensoi humbjet që pësuan aksionarët kohëve të fundit që u shkaktuan kryesisht nga dy faktorë.

I pari ishte rritja e normave të kamatës nga FED që nxiti transferimin e fondeve nga tregu i aksioneve në tregun e obligacioneve,

dhe i dyti lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që shkaktoi pasiguri dhe panik në mesin e investitorëve.

Aksionet e Meta Platforms u rritën gjatë javës me 15%, ndërsa,

Amazon.com u rrit me 11% dhe Microsoft u rrit me 7.3%.