Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

GM blen aksionet e ‘Cruise’ nga SoftBank

General Motors deklaron se po blen aksionet e SoftBank në divizionin e saj Cruise për 2.1 miliardë dollarë,

katër vite pasi firma japoneze e investimeve iu bashkua prodhuesit të makinave mbi teknologjinë e makinave pa shofer.

  • Pronësia e GM në Cruise do të jetë mbi 80% pas përfundimit të transaksionit.

GM tha gjithashtu të premten se do të bëjë një investim shtesë prej 1.35 miliardë dollarësh në GM Cruise që përputhet me një angazhim të mëparshëm nga SoftBank.

Pronësia e GM në Cruise do të jetë rreth 80% dhe SoftBank nuk do të ketë më pjesë pronësie, apo nuk do të ketë asnjë të drejtë në lidhje me Cruise pas transaksionit.

Shefja Ekzekutive e GM, Mary Barra, deklaroi se prodhuesi i automjeteve dëshiron të vazhdojë të përmirësojë teknologjinë dhe planet për një biznes të robo-taksive, përpara se të marrë vendime për të ardhmen e Cruise. sipas WSJ

*Reuter’s tweet on GM deal on Crusie

Megjithatë, ajo shtoi se ndarja e Cruise nga GM,mund të aplikohet në të ardhmen  e afërt

Në tetor, Cruise tha se planifikon të nxjerrë mijëra robot-taksi nëpër qytetet e SHBA në vitet e ardhshme.

Kompania ka thënë se Cruise mund të vlerësohet mbi 50 miliardë dollar, si IPO

*Cruise tweet on it’s robo-taxi

SoftBank kishte 19.6% të aksioneve në Cruise pasi investoi 2.25 miliardë dollarë në vitin 2018.

Cruise atëherë ishte një entitet i sapoformuar, i përbërë kryesisht nga Cruise Automation, veture pa shofer që GM e bleu më 2016.

“Cruise do të vazhdojë të funksionojë si një kompani e pavarur që punon së bashku me GM në një partneritet fleksibël dhe bashkëpunues”, tha shefja ekzekutive, Kyle Vogt

 

 

 

burime WSJ/reuters/thejornalbiz
foto:General Motors