Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Facebook pëson rënie në tregtinë elektronike!

Divizioni i blerjeve dixhitale të Meta-s përballet me largime, sfida operacionale dhe rënie të të ardhurave, ndërsa konsumatorët kthehen në blerjet personalisht pas lehtësimit të masave pandemike

Meta, zhvilloi shërbime të tregtisë elektronike në vitin 2020, pasi njerëzit blinin më shumë nga shtëpia dhe kompania u përball me një ndryshim të tregut të reklamave dixhitale.

Të paktën pesë drejtues të lartë janë larguar në gjashtë muajt e fundit, sipas një ish-ekzekutivi të lartë në divizion. Por Facebook mbetet i sigurt në biznesin e tij të tregtisë elektronike.

Meta humbi mbi 30o miliardë dollarësh në vlerën e tregut gjate 22/21

Meta’s Market value 21/22 chart by Statista

Meta filloi të rrisë përpjekjet e saj në tregtinë elektronike gjatë ditëve të para të pandemisë, duke lançuar veçori të quajtura Facebook dhe Instagram Shops në maj 2020.

Dyqanet i lejojnë markat të postojnë katalogët e tyre direkt në Facebook dhe Instagram. Disa marka përdorin dyqanet për t’i drejtuar përdoruesit për të blerë në faqet e tyre të internetit, ndërsa të tjera zgjedhin t’u shesin artikujt përdoruesve nëpërmjet shërbimeve të Meta.

Meta gjithashtu filloi të përgatitet për ndikimin e ndryshimeve të privatësisë që Apple Inc. njoftoi në qershor 2020 për pajisjet e saj iPhone dhe iPad.

Që nga shkurti,

Meta postoi rritje zhgënjyese të përdoruesve dhe të ardhura dhe tha se politika e re e Apple do të kushtonte më shumë se 10 miliardë dollarë në shitje të humbura për vitin 2022, aksionet e kompanisë kanë rënë më shumë se 34%. (ekuivalente me një humbje prej 307.8 miliardë dollarësh në vlerë tregu)

Gjigantët i shitjeve online, Amazon.com Inc., i cili dominon në tregtinë elektronike, raportoi 7.88 miliardë dollarë shitje reklamuese në tremujorin e fundit, një rritje prej 23% nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

 

@thejorunalbiz
burime:WSJ/META
foto;Meta.inc